E kam lexuar kete roman nxitur nga komenti i Halil Matoshit rreth tij. Nuk kam ndonje fjale te mençur per te thene per te, por di se u be me shume se nje muaj qe shpesh me del ne mendje ai roman dhe historia e tij. Sot po jap ca pershtypje çasti, i nxitur nga fakti se pashe emrin e autores ne fb dhe nuk mund te rri pa i shkruar keto dy radhe.
Nje roman ekselent i Klara Budes.
Kur e lexova, (per nje dite), fjalen e fundit te tij, mendova pak dhe i thashe me mend autores, shume bukur qe filloi te skanohet edhe ajo kohe e virgjer per nga skanimi qe duhet t’i beje arti e letersia ne vecanti, sepse gjithe llomotitjet e 20 vjeteve per komunizmin jane pa vlere nese ne nuk e shkruajme historine e komunizmit, nuk e shkruejme te verteten e tij. Ky liber eshte nje faqe e asaj historie qe e kemi borxh per ta shkruar sepse askush asnjehere nuk do te mund ta besoje se si kemi mbijetuar ne diktature.
Mendova pasi lexova librin se ky liber nuk do te jete i kuptueshem e i besueshem per ata njerez qe nuk kane jetuar ne ato kohe, nuk do te jete i pertypshem pasi edhe autorja ka shkruar jo si per lexues masiv por per lexues aristokrate. Mire dhe keq eshte kjo. Por si ta kuptoje kete liber e ate kohe nje 15 apo 20 vjecar i sotem dhe te gjithe te lindurit pas viteve te diktatures ?
U sqarova me shume kur lexova nje interviste te autores. Ajo nga droja per te na percjelle art dhe vetem art sa me safi art, ka krehur aq shume e shume sa ka krehur keshtu dhe lexues qe s’e kane jetuar ate kohe !
Fytyra e personazhe te njohura, ngjarje te jetuara e te degjuara, ndodhi te sterperseritura, jete makabre rutine, menyre jetese perverse ku zhagiteshim te gjithe ne llumin e llumit, realitete tronditese, shkaterruese qe edhe fantazia me e çmendur nuk i sajon dot, nuk i pershkruan dot dhe ndihet e varfer para atij realiteti qe kemi jetuar. Por eshte vetem pak, vetem nje kampion i sjelle tek ne nga ajo kohe nga ky roman, nje kampion i asaj kohe gjirizi, por i sjelle me respekt per lexuesin.
Nje liber ekselent.
Faleminderit Klara Buda!