Vlera e këtij libri qendron në dimensionin universal të tij, dhe sipas njohësit të letërsisë frënge, Agron Hasku, nuk duhet ta reduktojmë në një libër kundër diktarurës, por të nënvizojmë vlerën e tij të veçantë si arritje e letërisë së mirëfilltë.
« Libri është vërtet i mirë, dhe ju përgëzoj për kurajon, mos prit gjatë për të shkruar të dytin e të tretin, do ta lexojmë me vëmëndje.”
Historia është treguar me art gjë që të shtyn ta vazhdosh leximin deri në fund. Ndoshta jo që në fillim, pasi fillimi është pak përshkrues, por shpejt historia të tërheq. Leximi më dha shumë kënaqësi dhe kam dëshirë ta lexoj sërish pasi në të ka jashtëzakonisht gjëra. Është një libër që duhet ta lexosh disa herë për të kuptuar të gjitha nivelet e shprehjes.
Por më bezdis pak fakti që libri konsiderohet nga disa si një pamflet kundër komunizmit, kjo është reduktuese. Mua më pëlqen të përqendrohem në shkrimin në vetvete, nëse ka diçka që dua të nënvizoj është letërsia në aspektin e pastër të saj. Përvec disa rasteve të vogla, për mua libri ka një vlerë universale, historia e tij është universale. Mua më ka pëlqyer libri. (Mendoj se qëndrohet shumë në personazhin e Qaniut…)
Ka një stil të vecantë dhe mund të them se është një arritje stilistike. » thotë Z. Hasku.