E dashura Mama ime! Ka dite qe nuk t’a kam degjuar me zerin dhe po perpiqem t’a injoroj ndjenjen e papranueshme brenda vetes..!!
Para pak ditesh, ne dy vajzat e tua sebashku me mbesat e nipat edhe familjet tona mblodhem per TY ne Toronto te gjithe miqte tane te cileve, ju fal nje falenderim zemre !
Erdhen ata per TY, te heshtur e plot dhimbje ! Dhuruan aq admirim dhe respekt e ndodh keshtu, sepse kjo eshte lenda qe ti kishe krijuar, te cilen ne te privilegjuar, do t’a trashegojme me aq krenari !
Gjithshka TI na le, i perkiste: pozitives, te vertetes, miresise, te bukures, te veçantes !
U permende si humaniste; si shembull sakrificash te cilat ti i kishe zbritur ne te perditshmen, si prind, si gjyshe por edhe si nje bashkeshorte e denje ! Te gjithe biseduam se si mund te ndihet tashme babai pa TY….sepse ti i fale atij nje jete cilesore siç femrat e mençura dhe me zemer dijne !!!
U tha se ti je nje kirurge mbase e paperseritshme !
Dikush permendi se:” Iku nje njeri qe emanciponte, nje qytetare e vertete, nje shpirt i lire, nje grua inteligjente!” Se i vetmi pakt qe Rushen Golemi mund te bente ne jete, ishte pakti me TE VERTETEN ! e une qe te njoh aq thelle, u ngazelleva per gjithshka degjova… Miqte nuk kishin gabuar aspak!
Ti e imagjinon se sa e lumtur jam ndjere ? Sa krenare dhe e privilegjuar ? Sa e obliguar te jem e denje bija jote ?
Por une, une u drodha kur degjova te thuhej:” Iku, nje njeri I madh..” u drodha Mam, u preka kur degjova fjalen “ ikje” ndaj edhe po e pyes veten :” Pse vertet ti na ikur? ” ..a mundet njerez me kete force te gjurmes se tyre te largohen? Gjurma jote njerezore me permasa te ”frikshme” do jete ne kohe gjithmone aty, rrefyese per mua, per dy djemte e mi, per brezat e familjes tone! Vertet ti mund te kesh ikur nga ne kur gjithçka e jotja eshte nje shteg miresie edhe mençurie? Kur emri yt eshte embleme krenarie per kedo e qe me risjell ne mend edhe kuptimin e tij pasi rralle kush e di se kuptimii vertete i emrit RUSHEN eshte: “ NDRIÇIM, DRITE” .
E mbasi perseri e falenderoj thelle komunitetin e mrekullueshem shqiptar te Torontos, mbasi mendova se ishim mbledhur per te kujtuar nje vlere te rralle jo vetem timen, mua, mua me duhet te zbres ne realitet, te ndjej hidhur e pashmangshem mungesen, te jem e pafuqishme per te arritur tek ty, e te bie ne mendime duke kuptuar tashme, se asgje, nuk do mundet te jete me ato ngjyra , sic jeta ime ishte deri ate dite…….. !