Rugova-Chirac Kur theva protokollin për Kosovën!

Kur Presidenti Chirac e shkeli protokollin, dhe mu përgjigj. E dëgjoni ndërhyrjen e tij, në frëngjisht, në kronikën zanore lidhur. Ishte hera e parë që Jacques Chirac shprehej publikisht mbi pozicionin e tij për Kosovën, dhe kjo, me modesti, ndodhi falë iniciativës sime dhe njëkohësisht gabim profesional!

KLARA BUDA
President Rugova nga Faton Kryeziu Vaj në lin, 140 x 120 cm 2024, photo Hazir Reka

Paris, 17 shkurt 2024.

Rroftë Pavarësia e Kosovës!

Vizitë e Presidentit Rugova në Elisée.
Në trupin e kronikës gjendet edhe zëri* i dy presidentëve të ndjerë: Presidenti Rugova dhe Presidenti francez, Jacques Chirac.

Pas takimit Rugova–Chirac në Elisée, të cilin e mbuloja për BBC-në në shqip.
Presidenti Rugova, i zgjedhur me referendum gjithëpopullor, nuk ishte njohur zyrtarisht nga Franca, por Presidenti Chirac, megjithatë, e priti dhe e nderoi atë si President në Elisée.

Gjatë kohës që zhvillohej takimi, të gjithë gazetarët që prisnin në hollin e Elisée-së, së bashku me ta edhe unë, u lajmëruam se nuk do të kishte konferencë shtypi; pra, nuk lejohej ti bëheshin pyetje dy presidentëve pas takimit. Do të kishte vetëm një seancë fotosh.

Në atë kohë punoja për BBC-në shqip nga Parisi dhe shkela çdo lloj protokolli, rregulli, madje edhe kortezie — e pranoj me ndërgjegje të plotë, si gabim profesional, dhe bëra atë që “nuk duhet ta bëja”, për të qenë politikisht e profesionalisht korrekt, por që të shfaqej  atë çast publikisht rreshtimi i Francën pro ndërhyrjes ushtarake kundër Serbisë
E ndodhur mu përballë Presidentit Chirac, në peronin e Elisées, e pyeta — sikur t’i lutesha — mbi pozicionin e tij për Kosovën.

Presidenti Chirac, edhe ai, i shkeli të gjitha rregullat, madje edhe protokollin, dhe mu përgjigj.
E dëgjoni ndërhyrjen e tij, në frëngjisht, në kronikë.

Ishte hera e parë që Jacques Chirac shprehej publikisht mbi pozicionin e tij për Kosovën.
Dhe kjo, me modesti e pranoj, ndodhi falë iniciativës sime!

  • arkivë brut, e pa montuar, ashtu siç i është dërguar BBC-së.