Romani kloroform është një thirrje për mbrojtjen e lirisë së individit

Në qendër të romanit është lufta e një çifti për të jetuar dashurinë tij  dhe evoluon në luftën e papërkulur të personazhit femëror që personifikon gjithë gjininë femërore viktimë e shtypjes totalitare. Në një shoqëri ku fjala e lirë është e çensuruar, gratë dhe vajzat humbasin jo vetëm të drejtat e tyre mbi pronën private, sikurse e gjithë shoqëria, por nga mënyra se si janë ndërtuar ligjet dhe aplikimi i tyre, ato humbin edhe kontrollin mbi trupat e tyre.

KBP
Botimi i parë i Kloroform nga Dudaj, 2010

Prezantim i romanit Kloroform për Lize’s Bookstore në Panairin e Gjenevës, më 8 mars 2024.

Në errësirën e regjimit totalitar shqiptar të viteve ’80, “Kloroform” shfaqet si një fanar drita e të cilit është një dëshmi e fuqishme e luftës për lirinë e individit, një vlerë po aq jetike sa vetë e drejta e jetës, e pronësisë private dhe e vetë ekzistencës. Ky roman tërheqës i drejtohet një audience të edukuar me vlerat e Bashkimin Evropian dhe të mbarë botës së lirë demokratike, veçanërisht atyre individëve për të cilët liria individuale është e shenjtë.

Në qendër të romanit është lufta e një çifti për të jetuar dashurinë tij  dhe evoluon në luftën e papërkulur të personazhit femëror që personifikon gjithë gjininë femërore viktimë e shtypjes totalitare. Në një shoqëri ku fjala e lirë është e çensuruar, gratë dhe vajzat humbasin jo vetëm të drejtat e tyre mbi pronën private, sikurse e gjithë shoqëria, por nga mënyra se si janë ndërtuar ligjet dhe aplikimi i tyre, ato humbin edhe kontrollin mbi trupat e tyre. Ndëshkimi i rreptë i abortit, e bën gruan një skllave të vërtetë në këtë rregjim të shekullit të njëzetë, duke i dënuar ashpër, madje me një vdekje sociale, gjithë ato që mbeten shtatzana jashtë martese si dhe gjithë personat që i ndihmojnë të fshijnë gjurmët e kësaj gjendje, dhe të abortojnë.

“Kloroform” trajton abortin e kontrolluar e të detyruar të Almës, një vajzë e lirë, bijë e nomeklaturës, dhe përmes tij, e për deduksion të interaksioneve dhe bisedave të vajzave zbulon dramat e aborteve të fshehta, të kryera pa ndihmë mjekësore, që shpesh përfundojnë me vdekje nga komplikacione të zakonshme e banale, si rezultat i pamundësisë për të siguruar ndihmë minimale mjeksore. Kjo ndodh në kushtet e kontrollit total të sistemit të mjeksise nga shteti dhe shkeljes së sekretit medikal të kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit, një e drejte individuale e pa respektuar në sistemin totalitar. Ky rrëfim prekës nxjerr në dritë mizorinë e një sistemi që i shtyn gratë dhe vajzat në ekstrem, duke detyruar heshtjen e shoqërisë dhe të famljes rreth rasteve me komplikacione per shkak të dënimit me burg të mamive që praktikojnë abortin dhe të gjithë zinxhirit që e ndihmon atë. Absurdi i sistemit përkufizohet me faktin se një shtatëzani e pa legiferuar i lë vajzës dy zgjedhje, të mbajë fëmijën, që do të thotë vdekje sociale apo ta abortojë fshehtas fëmijën që do të thotë, në një përqidje të madhe, vdekje!

Më shumë se një roman, “Kloroform” është një paralajmërim dhe pasqyre mbi rreziqet e devijimeve autoritare, ndaj lirisë së individit, sado të vogla qofshin ato. Ai zgjon ndërgjegjen tonë mbi nevojën për të mbrojtur arritjet e lirisë së shprehjes, të drejtave mbi pronën, dhe të gjithë të drejtat e njeriut, si thesare të çmuara të qytetërimit tonë dhe të njerëzimit në përgjithësi. Ky libër është një thirrje për vigjilencë, duke e vënë theksin në rëndësinë e mbrojtjes së lirive tona kundër çdo forme kontrolli të tyre që çon automatikisht në dëmtimin dhe humbjne e tyre që ka si pasojë shtypjen e individit.

© Gjithë të drejtat të rezervuara klarabudapost