Refleksion rreth dritëhijes së Kloroformit shqiptar

Shkëputur nga Libri eseistik “Ngjyrime Universale”  me autor Agron Shele

Agron Shele

Picasso perception

Romani “Kloroform“ i autores Klara Buda, pa dyshim që ka tërhequr vëmendjen e mbarë lexuesit shqiptar dhe tëhuaj, studiusve dhe eseistëve, të cilët përbrenda kësaj vepre letrare kanë gjetur atë pjesë të errët të jetës njerëzore,që nën një shoqëri të diktuar vërejnë metastazat e rrënimit dhe degradimit të personalitetit njeri, dhe për më tepërhedh dritë mbi atë të shkuar tinzare,e cila nuk kursente asgjë, për të shtuar ditët e agonisë dhe marrëzisë sëshndërruar në sistem!
Që në hyrje të këtij romani do të ndeshemi me një përafrim që i përket kësaj lloj bote, për ta shpjeguar, për takonceptuar dhe trajtuar si një teatër të hapur jetësor, i cili në mënyrë relative do të përballë personazhet dhe dokrijojë hapësirat e duhura për intrigim, pasqyrim dhe perifrazim.

E pahijshmja apo e pakëndshmja e mjedisit mbytës, të rëndomtë, por dhe sinjikativ për atë realitet grishës performonme gjetjen stilistike dhe zbërthimin analitik të karakterit personazh, i cili përbrenda guaskës dhe mjerimit shpirtërorqë e karakterizon, hedh dritë dhe paralelizon slloganet dhe zhurmën e modelit me cinizmin dhe paranojën e tëverbërit. Kurbat e shtjellimit të ngjarjes (ose trajtesa dhe karakteri rrëfyes) zbulojnë enigmën dhe fshehtësinë emekanizmit totalitar, misticizmin dhe dritëhijen e tij, lulëzimin farsë dhe kobin shkatërrimtar të jetës, fanatizmin dhehallkat për të shtënguar të vërtetën, moralin e kalbur dhe sipërfaqësoren “elitare“.

Brenda botëkuptimit të autores Buda, padyshim që do ndeshemi me anën racionale të saj, me ndjenjësinë dhimbjedhe trajtesë specifike, me grafikë tjetër për realizim tablosh dhe paraqitje konfigurative. Le të hedhim një vështrim tëshkurtër në minaturë dhe të posedojmë rreth temës, mesazhit, idesë dhe qëllimit themelor të autores!

Moria e personazheve fillon me kryepersonazhen Alma Fishta, të cilës i kërkohej heqja e identitetit dhe denegrimi i sajnjerëzor, pët të vazhduar me rrëmujën e jetës studentore, e cila përbrenda lirshmërisë dhe botës së tyre monitorohejdhe sfumohej çdo çast, për të kaluar pastaj tek nje sintezë krahasuese, që jepet me mjaft sarkazëm(Morgu=Laboratorin), pa veçuar momentin kritik të asaj mbrëmjeje (ku personazhet kryesore, Alma dhe Adriani),kryejne të vetmin akt që mund të kryejnë dy të dashuruar dhe për këtë shkak indeksohen nga morali kohë simëkatarë. Kalvari i dhembjes dhe vuajtjes do ndjekë pas si hije, do ravijëzojë me të tjera tablo të errëta, duke filluarqë nga ndjekjet dhe vrasjet, për të vazhduar me narkotizmin e provokuar, shkatërrimin e mbivlerës sonë njerëzoredhe paraqitjen e një të riut model me identitet të rremë!

Ne kontekst të plotë dhe me trajtesat e modeleve të përafërta si Milan Kundera, “E vërteta duhet njohur”, pastajNjegoshin, “Tiranisë i duhet vënë këmba në fyt dhe kjo është detyra më e ndritshme njerëzore“, çel së pari modelinKloroform, që në thelb dhe përmbajtje, ka për simbiozë këtë idilë udhëheqëse dhe që me autentizmin dhe brendinë etij, e radhit Klara Budën, në plejadën e autorëve të prespektivës dhe të së nesërmes. “Kloroform” përbën inflacionin efjalës, sëmundje e kohës dhe nën këtë lajmotiv, shtjellat dhe ngrehinat e perdes diktatoriale, denoncohen me guxim,me objeksion të plotë, me qëllim të mirëpërcaktuar, që kjo e keqe e madhe të mos përsëritet. “Kloroform” në pamje tëparë tingëllon si një përcjellje e imazhit të shkuar, e një mënyre jetese të kryqëzuar ende pa lindur, por po tëdepërtosh në thellësi, kupton sublimitetin e autores, për të mos patur shndërrim në formë dhe përmbajtje tëfenomenit, por dritësi dhe intelektualitet për ta trajtuar dhe goditur.

Sigurisht që ky këndvështrim panoramik ka një autoritet krijues, mbart një mesazh të madh dhe të gjerë, shtjellondritëhijet dhe anatemon sakrificën e brezit të vet. Për më tepër, ka modul trajtese dha anë kompozicionale, që për ngaparaqitja grafike dhe gjetja stilistike, veprën e shkruar e vendos në kornizat e vlerave të larta letrare shqipe.

Botuar ne Galaktika Poetike “ATUNIS”
http://atunispoetry.com/2014/08/16/refleksion-rreth-dritehijes-se-kloroformit-shqiptar-klara-buda-shkeputur-nga-libri-eseistik-ngjyrime-universale-ese-1-me-autor-agron-shele/