Pse turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë ishte “Borderline”…

“Këto zgjedhje presidenciale janë në “Borderline”, vështirë të parashikohen rezultatet!”

KBP

24.04.2022

Prononcim për TV 7, edicioni i lajmeve nga Donjeta Sh. Gashi.

Plotsim i tekstit të zbardhur nga Gazeta Ekspres!

Klara Buda prej Parisi, 19 :50 h

“Këto zgjedhje presidenciale janë në “Borderline”, vështirë të parashikohen rezultatet!”KB

“Shpresojmë të gjithë ne fitoren e Emanuel Macronit, në favor të Francës, në favor të një Europe dhe në favor të vazhdimit të politikës së Francës ndaj Kosovës. Melonshon, i cili ishte ne vend të tretë në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, u kërkoi votuesve të mos votojnë për Le Pen, por nuk u kërkoi atyre që të votonin për Macron siç bënë forcat e tjera politik, të majta dhe e të qendrës së djathtë. Por qytetarët francezë janë të lirë dhe nuk mund të dihet me siguri nëse ata do të votojnë për Makron apo jo. Ata mund të mos ndjekin këshillat e leaderit të tyre  që preçizon vetëm që ata : « të mos votojnë për Le Pen ».

Kjo është arsyeja pse rezultatet e këtyre zgjedhjeve ishte vështirë të parashikoheshin. Gjithashtu abstenimi ka qenë shumë i lartë në këto zgjedhje, rreth 28%. Një abstenim i tillë nuk është vërejtur në Francë që nga vitet 1960”, tha ajo.

“Në qoftë se Marine Le Pen dhe ekstremi i djathtë do të fitonte zgjedhjet presidenciale në Francë, kjo do të ishte shenjë e keqe për politikën ndaj Kosovës. Opinioni publik dhe lëvizjet pro-europiane do të ndikonin për ta modifikuar qëndrimin e saj por gjithsesi do të ishte e vështirë. Përfaqësuesit e saj kanë krahasuar rritjn e numrit të arabëve në Francë me shqiptarët në Kosovë duke përsëritur të pavërteta të gjeneruara nga serbët, sipas të cilave « shqiptarët nuk janë autoktonë në Kosovë dhe se rritja e numrit të tyre pati si pasojë pavarësinë e Kosovës » gjë që është e pavërtetë, kjo deklaratë shkaktoi reagime. Këtu do të shtoja edhe faktin se Marine Le Pen është shumë e afërt me politikën ruse në Ballkan, pra anon nga Politika serbe”, përfundoi ajo.