Pse jemi në këtë gjendje? Se vritet protesta!

  • Duhet të respektojmë liritë dhe te drejtat e individëve.
  • Një nga të drejtat më kryesore është e drejta e edukimit.
  • Protesta eshte aty, kerkon abrogimin e nje ligji, qe penalizon edukimin me dhjetra forma duke mos u dhënë të njëtat shance të gjithë të rinjve.
  • Duhet mbeshtetur protesta !
KBP
  • Morra shkas nga nje artikull i A. Zhejit për të reflektuar mbi një pyetje kronike :
    • Pse jemi në këtë gjendje ? A kemi ne shanse të vetëkorigjohemi dhe të rizgjojmë një shpresë të re, njerëzore, kombëtare, vëllazërore më sa më pak urrejtje dhe me sa më shumë energji pozitive?

    Mendoj se po.

    Por që të ecim në rrugën e kombeve të përparuar asë pari duhet të nisemi nga individi.

    • Duhet të respektojmë liritë dhe të drejtat e individëve.
    • Një nga të drejtat më kryesore është e drejta e edukimit.
    • Protesta është aty, ajo kërkon abrogimin e një ligji, qe penalizon edukimin me dhjetra forma duke mos u dhënë të njëtat shance të gjithë të rinjve.
    • Kërkohet ndryshimi i ligjit për një ligj më të mirë përmes protestës
    • Duhet mbeshtetur protesta !
    • Një pyetje e rëndësishme del : pse nuk po mbështet protesta ?
    • Kush i tradhëton studentët?
    • Edukimi është celësi i të ardhmes, ndaj duhet të jemi pa kompromis për edukimin e brezit të ri. Një popull i paditur keqpërdoret, vidhet, keqtrajtohet…
    • Edukimi do te krijojë elitat dhe elitat do ta çojnë më larg zhvillimin, që është një proçes që nuk mund të ndalet, diktaturat vetëm e vonojnë…
    • Levizja për ndryshim dhe protesta e studenteve është një e tillë.
    • Vrasja e protestës mban një pjesë të pergjigjes se pse jemi këtu ku jemi!
    • Sepse na ka marrë peng një klasë politike pa vision dhe pa parime e atdhedshuri

    Në rradhë të parë është mungesa e vizionit – nuk shikojmë dot më larg se pragu ynë. Jemi ngërthyer nga interesa të vogla. Ata qe nuk pipetijnë – kanë një femijë me bursë nga kjo ministre nga ky pushtet.
    Tek ne dominon interesi i familjes, i klanit por jo interesi i kombit. Atëhere shtrohet pyetja pse ? Nëse vëmë familjen dhe klanin para kombit, atëherë a e kemi perfunduar proçesin e formimit si komb?

    Shpesh ne jemi primitivë ( lufta në mes llojit është lufta më e ashpër, kuptohet sipas Darwinit )

    Kur një shqiptar arrin sukses – ai nuk pranohet me lehtësi, vetë shqiptarët përpiqen ta ulin – nuk e ndihmojnë – nuk ka problem nëse një rumun, polak shkëlqen, kjo shpesh i lë ndiferentë shqiptarët, por  kur ka sukses një shqiptar ka shumë më tepër xhelozi, kjo është edhe një provë tjetër se ne nuk mendojmë si shqiptarë në radhë të parë, nuk vëmë kombin të parin, por klanin, nuk përpiqemi për përparimin e kombit por për përparimin e klanit.

    • Jemi ne që pjellim një klasë politike të shëmtuar apo është politika që përcakton varfërinë dhe shëmtinë tonë të përditshme?
    • Politika eshte pasqyre e popullit.
    • Cdo popull meriton qeverinë që ka!
    • Nepotizmi – nuk duhet te bejme fajtor ata që fusin në punë nipër e mbesa – nipërit e mbesat që kerkojnë favore janë po aq fajtorë sa ata qëi fusin në punë sepse kerkojnë atë që nuk e meritojnë, pra nuk janë për meritokracinë. Meritokracia fillon nga vetja.
    • Fati i protestës së studentëve tregon se pse jemi këtu, sepse vrasim protestën, sepse vrasim çdo shanc për ndryshim.