Penelopë

Ky vënd i ftohtë, me lagështirë shumë,

Ku njërzit bredhin të hutuar s’di për ku.

Ti hidh djellin mbi supe dhe nisu për udhë tek un’.

Unë do t’jem hija e trupit tënd atje, këtu.

Mundësia e vetme e memorjes tënde un’ do të jem.

Dhe flladi i freskët me brumë rrëshire në vjeshtën e artë.

Kur shikimi të të lodhet ndër horizontet e kohës,

Ti kokën ktheje  më shiko e sërish do më gjesh.

Unë aty do të jem, duke pritur kthimin tend.

Të trasformuar ne të dy në nji liber me shumë fletë,

akoma për tu shkruar.

Do të tjerr memorie mbi mungesën  tënde,

Si nji Penelopë moderne.

Për të ndaluar kohën e pritjes nën sytë e lëngështuar.

Eneida Koraqe, fantazi, Kortezi Avni Delvina, 2013
 “Kur shikimi të të lodhet ndër horizontet e kohës,
  Ti kokën ktheje  më shiko e sërish do më gjesh.”
Eneida Koraqe, Jan 23, 2016 @ 03:02