New York, June 6, 2015
Nuanca te projektit Nenat e Kurajos…dhe “mirekuptime” ne lidhje me qellimin e tij.
Ne rradhe pare filmi, si çdo film mbeshtetet ne kendvenshtrimin e krijuesit te tij dhe shpesh ai perben nje lexim te reaitetit. Meqe projekti parashikon pese portrete paralele te trajtuar nga pese regjizore te ndryshem, ai ka pese here me shume shance qe te jete, ose ti afrohet te vertetes… Se dyti nuk behet fjale per nenen, ne kuptimin biologjik te fjales, por metaforik te saj ( nene Tereza nuk kishte femije biologjik…) Nenat e kurajos, nuk jane vetem shqiptare ( ky dokumentar merret me ato shqiptare) ato jane nje fakt dhe “produkt” i nje shoqerie patriarkale, dhe ne rastin e nenave shqiptare, produkt i nje Shqiperie ku ende jane aktuale vargjet e Cajupit ” Burrat nën hie, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë! Gjithshka fillon me nje hipoteze, mblidhen fakte ne nje kendveshtrim dhe ne nje tjeter te kundert, apo lehtesisht te ndryshem, trajtimi i te gjitha ketyre – ndihmon per nje analize qe çon ne vertetimin e hipoteses fillestare apo hedhjen poshte fund e krye te saj. Une personalisht jam familjare me nje game te gjere rastesh femrash qe ne egzistencen e tyre shpesh kam luftuar per te çkulur” Nene Terezen” qe edukimi – ua ka “brumosur”…perpos qe personalisht jam larg te qeni nje nene tradicionale…
First opinion:
Klara, nuk dua te gjykoj nje film qe nuk e kam pare, dhe te te kundershtoj pa pasur rastin te kuptoj kendveshtrimet e tua (the perks of social media), por fragmenti i Elones flet per nje film qe fokusohet ne arritjen e te qenit nene. Pikerisht, nenat shqiptare Jane ato qe nuk kane nevoje per nje film qe t’ja brumosi me teper “qellimin e jetes se tyre”. Nenat shqiptare kane nevoj per nje film qe tju kujtoj qe mbi te gjitha jane individe, dhe pastaj femra, shoqe, nena, etj. Ndoshta e kam gabim sepse ndoshta the promotion derailed from the essence of the movie. Juve flisni per fakte qe jane mbledhur per filmin. Ai 90% nuk eshte fakt, por 100% hipoteze e perdorur si fakt. Nejse, se une prap nuk e kam pare filmin, por shpresoj qe kete argumenta per cbrumosjen e Nene Terezes.
Author
Duke nenvizuar se per cfare kane nevoje nenat, hyhet ne nje letersi apo kinema te angazhuar. Filmi dokumentar eshte nje lloj fotoje e realitetit, ai eshte me afer realitetit sa me objektiv eshte objektivi i regjizorit…
Zonje, e respektoj kendveshtrimin tuaj, perpos ai eshte shume i afert me kendv., tim; filmi nuk ka perfunduar, ai eshte ne fazen e seleksionimit te historive; keqkuptimi vjen nga kjo mungese informacioni, besoj…Pra nuk ka film, ne te uroj te kontribuojme te gjitha mendjehapur… Projekti yne ngrihet mbi hipotezen se femra shqiptare (ne kohe) eshte nene, mbi dhe para se gjithash… Ne sonte inagurojme projektin, me fjale te tjera hedhim ide-hipotezen, e cila do te vertetohet nga faktet apo do te kundershtohet prej tyre, parashikohet nje pune njevjecare dokumentare…Po! per femren si individ, jam dakort, madje gjithe puna ime e fiksionit ka ne qender lirine e individit, me saktesisht gradet e saj… nuk do te jete nje film i angazhuar, por po te jete objektiv, mendoj se do te ndikoje, sado pak, ne nje çbrumosje te Nene Terezes. Ejani sonte ne event http://bit.ly/1ARHU9f dhe mund te rezervojme kohe per kete kendveshtrim.