Noli dhe Konica për shtetin shqiptar

Të merreshe me lobim për të themeluar shtetin tënd ishte diçka e huaj për shumicën e shqiptarëve në vendin e tyre. Të gjendur në rrethana të pazakonshme jetësore, mu nën saçin e quajtur Amerikë që shkrin gjithçka, disa u bënë të vetëdijshëm për identitetin e tyre kombëtar dhe lëvizja dalëngadalë fitoi një dinamikë. Pionierët e mëvetësisë shqiptare u angazhuan nga viti 1905 për idenë kombëtare – në fabrika dhe strehimore të lëna pas dore të punëtorëve shqiptarë. Gazetat që qarkullonin në mesin e punëtorëve (shumica prej tyre duhej të mësonin shkrim-leximin ose në konakët e tyre të dëgjonin të tjerët duke lexuar me zë) luajtën rol të rëndësishëm në mobilizim: gazeta javore «Kombi», e themeluar më 1906 në Boston nga Sotir Peci, ishte gazeta e parë shqiptare e diasporës që bëri propagandë politike. Ajo mbështeste ata politikanë në atdhe, të cilët favorizonin një Shqipëri autonome brenda Perandorisë Osmane.

Fan Noli ishte figura më e rëndësishme kyçe e diasporës shqiptare dhe përkrahës i lëvizjes kombëtare shqiptare (Rilindjes). Ai udhëtoi më 1906 në Boston, vendin ku ishin vendosur më së shumti bashkëkombës të tij në ShBA, për të mobilizuar atje komunitetin e mërguar shqiptar për lëvizjen kombëtare. Ai bashkëpunoi me Pecin dhe shkroi artikuj për gazeta të tjera shqiptare, për shembull «Dielli».

Para se të tensionohej gjendja politike në Shqipëri dhe të ngriheshin në revoltë xhonturqit më 1908, nacionalistët shqiptarë aty-këtu kishin bashkëpunuar me ta. Tani kishte përpjekje për të shfrytëzuar rastin për një Shqipëri autonome dhe për t’i bashkuar akterët që vepronin si individë në një organizatë të fuqishme nacionale të lobimit. «Besa-Besën» ishte njëra prej këtyre organizatave, e cila u bë militante dhe u përkrah nga një sërë grupesh të tjera shqiptare në Massachusetts. Si në Shqipëri edhe në ShBA kishte forca që luftonin kundër Rilindjes. Ndër to ishte shteti grek i orientuar drejt ekspansionit dhe diaspora e tij amerikane. Nga ana tjetër shumë shqiptarë të krishterë ortodoksë – kryesisht emigrantë – e konsideronin Greqinë tradicionalisht si fuqi mbrojtëse, e cila ishte angazhuar gjatë konflikteve me popullsinë myslimane në jug të vendit të tyre; njëkohësisht forcat greke dhe osmane luftonin bashkë kundër ndjenjave kombëtare në rritje të shqiptarëve. Nuk mund të nënçmoheshin as mundësitë për ndikim që kishte kleri grek, qendrat e të cilit në atë kohë i vizitonin shqiptarët e krishterë në mungesë të qendrave të tyre religjioze. Meqë qendrat fetare greke bënin tepër presion, kjo çoi, mes tjerash, në themelimin e një kishe të pavarur shqiptare në ShBA.

Kjo skizmë ishte sinjal dhe stimulim për lëvizjen kombëtare në ShBA dhe assesi nuk ishte pa ndikim edhe në Shqipëri. Fan Noli u bë figurë udhëheqëse e lëvizjes kombëtare, duke i shfrytëzuar si platformë foltoren dhe mediumet. Edhe gjatë Luftës së Parë Botërore ai sërish qëndroi në Amerikë, ku u bë kryetar i shoqatës shqiptare Vatra. Kësisoj ai ishte kreu i diasporës shqiptare në Amerikën Veriore.

Kur shqiptarëve pas një kohe të shkurtër iu morën të drejtat autonome që i kishin fituar në kuadër të Revolucionit Xhonturk, jo vetëm Fan Noli predikoi shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe themelimin e një shteti të pavarur shqiptar. Fan Noli dhe Faik Bej Konica, i cili kishte pranuar një ftesë për të ardhur në Massachusetts, nga viti 1909 kishin një mision. Konica ishte i përshtatshëm si është më së miri për punë politike në ShBA – nga njëra anë ai ishte i arsimuar, kishte përvojë ndërkombëtare, kishte jetuar në Londër dhe Bruksel dhe kishte botuar revistën Albania. Nga ana tjetër xhaxhai dhe mbështetësi i tij, një nëpunës me ndikim në oborrin e Sulltan Abdylhamitit, ishte vrarë nga xhonturqit. Konica qëndroi në Boston deri në vitin 1910, ku botoi gazetën javore Dielli, e cila nga viti 1909 botohej nga Besa-Besën. Diaspora shqiptare nuk mblidhte vetëm para për çështjen kombëtare, por vazhdimisht dërgonte edhe të rinj në radhët e grupeve revolucionare, të cilët edhe luftuan në Luftën e Parë Ballkanike. Me insistim të Kristo Floqit, pasuesit të Faik Konicës si botues i Diellit, organizatat e shqiptarëve do të bashkoheshin nën një flamur dhe do të punon bashkë për synimin kombëtar. Pastaj në Boston u themelua Federata Panshqiptare Vatra dhe me kalimin e kohës u bë qendër e lëvizjes kombëtare shqiptare. Faik Konica u bë sekretari i parë i përgjithshëm i saj.

Në kuvendin e përkrahësve të Vatrës më 17 nëntor 1912 u shpall humbja e Perandorisë Osmane; por, me këtë ndjenjë triumfi përzihej edhe frika mbi ndarjen e Shqipërisë.

Botuar fillimisht në Dialogplus.com