Nju Jorku qyteti më i madh i sigurtë i Amerikës ?

 ”… Qyteti i Nju Jorkut është qyteti më i madh i sigurtë i Amerikës” Bill de Blasio 

BEDFORD-STUYVESANT BROOKLYN NYC
Feb 27 2015
Beqir Sina
Java e kaluar ka shënuar një rekord për asnjë vrasje më armë zjarri, për Nju Jorkun – Qyteti i 9 milion banorëve  vendosi një rekord të ri duke mos pasur për dy javë asnjë vrasje me armë zjarri.
 Kan qenë pikërishtë, 14 ditë rresht, ( nga data 1 shkurt deri në 14 shkurt ), që në metropolin e botës, New York City, nuk u regjistrua asnjë vrasje, njoftoi NYPD.
Bëhet fjalë për periudhën më të gjatë pa vrasje që nga 1994-a, vit kur policia e Nju Jorkut, filloi përdorimin e sistemit CompStat, një nga sistemet e kompjuterizuar për monitorimin e krimit në qytet.
 ”Kjo është një provë se qyteti i Nju Jorkut është qyteti më i madh i sigurtë i Amerikës”, deklaroi kryetari i bashkisë, Bill de Blasio, i cili është përballuar kohët e fundit me kritikat ndaj policisë.
Ndërkohë, theksohet se në një nga zonat të konsideruara si më të “nxehtët” të qytetit, një lagje problematike të Brooklynit, Flatbush – Bed-Stuy, ku vitin e kaluar u vranë, edhe dy oficerët të NYPD, duke patrulluar – prej asaj dite, jo vetëm që nuk ka asnjë të vrarë, por zona e cila ka qenë më e rrezikëshmja – ende nuk ka parë një të shtënë me armë zjarri, tha policia.

“Ne nuk kemi pasur as një të shtënë me armë zjarri në 2015,” tha Zëvendës Inspektori i Zonës John Chell në takimin e parë, me qytetarët për zonën 79 dhe 84, të mërkurën.   “Unë kurrë nuk do të jemë më i lumtur, nëse nuk ka për të pasur asnjë krim – megjithëse nuk e di në se kjo do të ndodhë, për gjatë gjithë viti, por unë jam i sigurt se ju do të provoni ndihmën e oficerëve të mi për të mos ndodhur”, tha ai
 Qyteti i Nju Jorkut ka mbi afërsishtë 9 milionë banorë nga 149 nacionalitete, dhe nga një burim i Departamentit të Edukimit, thuhet se në shkollat e Nju Jorkut – fliten rreth 300 lloje gjuhësh nga mbarë rruzulli.
Shiko linkun per versionin Anglisht
http://www.dnainfo.com/new-york/20150227/bed-stuy/no-shootings-this-year-nypd-precinct-where-police-officers-were-murdered