Një urim ndryshe

Pi sonte…
Një vit më shumë,
Mbi supet e lodhura,
Me stres e mashtrim…
Sonte pi dhe botën,
Duaje si i pirë…
Behar Gjoka

 

Pi sonte…

Sonte pi pa kursim,

Pi sa të dehesh,

Tapë bëhu…

Pi sonte se viti iku,

Tjetri po avitet,

Pija ta lehtëson…

 

 

Një vit më shumë,

Mbi supet e lodhura,

Me stres e mashtrim…

Sonte pi dhe botën,

Duaje se i pirë,

E shihe ndryshe…