KY TESTAMENT SHPIRTI

“Libri qëndron në mesoren e vështirë mes një librit biografik dhe librit fiction. Kjo dyanësi e tij ka bërë që libri të jetë njëherësh tërheqës dhe informues, sepse ka një pasuri të madhe të dhënash biografike, të qëmtuara me kujdes dhe vertetësi, por, nga ana tjetër, të jetë dhe një prozë elegante, me një narracion të rrjedhshëm dhe më përshkrime profesionale të karaktereve.” RM

Rudolf Marku

Paris, 10 shtator, 2020

“KY TESTAMENT SHPIRTI”, kështu titullohet libri që ka disa ditë që po qarkullon në duart e lexuesve shqiptarë, shkruar nga Inis Jorgo. Në fakt, titulli ka përpara një emër të njohur: Rushen Golemi.
Autorja, që është e bija e kirurgës së parë të njohur shqiptare, disa herë e ka quajtur librin e vet roman.

Libri qëndron në mesoren e vështirë mes një librit biografik dhe librit fiction. Kjo dyanësi e tij ka bërë që libri të jetë njëherësh tërheqës dhe informues, sepse ka një pasuri të madhe të dhënash biografike, të qëmtuara me kujdes dhe vertetësi, por, nga ana tjetër, të jetë dhe një prozë elegante, me një narracion të rrjedhshëm dhe më përshkrime profesionale të karaktereve.

Mund të mendohet se një personalitet shumë dimensional si Rushen Golemi, me jetën e saj shumë të pasur dhe aktive, mund t’ia bënte më të lehtë punën shkrimtarit që do merrte përsipër të shkruante jetën e saj. Në të vërtetë, është e kundërta. Sepse jeta e Zonjës Golemi ka qënë aq e pasur , sa hartuesit të librit do t’i jepte kokëçarjen e paparashikuar jo se çfarë duhej të perfshinte në liber, por se çfarë duhej të lindte pa përmendur!

Dhe Inis Jorgo ka ditur se cfarë të zgjedh!

Rushen Golemi, ” KY TESTAMENT SHPIRTI”, Ombra GVG, Tiranë, 2020.