Nëntoriada ime

Post-komunist literature

“Kam ndjesinë se dita ime e vdekjes,
Rri strukur diku mes festash Nëntori!” GB

E gjeta vetveten tek kjo poezi e Gëzim Bashës e shkruar plot 31 vite më parë, të cilën Rudolf Marku e vlerëson si : “Poezi e rrallë jo vetem nga kontrapunti i euforive zyrtare të festave, jo vetëm nga ay trishtim i të ‘vjellurave’ të festave, ose të ‘gropave’ të festave por dhe për mjeshterinë dhe forcën metaforike.” KB

Gëzim Basha

Post-komunist literature

8 Nëntor 2019

 

Për mua Nëntori është muaj dështimesh
Bryma më kthen në send të thyeshëm,
Krrusem trishtimesh, çmendem zhgënjimesh,
Të gjithë më braktisin, endem hutueshëm.

 

S’bëj dot gjueti tingujsh, metaforash,
Letra më lbyr sytë, sa s’plas nga zori,
Kam ndjesinë se dita ime e vdekjes,
Rri strukur diku mes festash Nëntori!

Gjirokastër, 1988

© Gëzim Basha