Nëntori, i Filmit Shqiptar në New York

 

“Festivali Java e Filmit Shqiptar në New York do të mbahet me të njejtin emer si dy edicionet e tjera! Sot në Amerikë mbahen festivale në çdo “mahallë”, por në Festivalin Java e Filmit Shqiptar do të shfaqen projekte serioze të regjisorëve të mirënjohur shqiptarë, vetëm në këtë mënyrë ne mund të prezantojmë denjësisht kulturën shqiptare. Është më se e qartë se kinematografija shqiptare nuk është “fabrikë filmash” që të përballojë tregun për dy a tri festivale në vit në Amerikë, por Java e Filmit Shqiptar në mënyrën më të denjë do të prezantojë krijimet me vlerë të çdo artisti shqiptar.”

Mrika Krasniqi, Interviste Ekskluzive, New York, 9 Nentor 2014

Ju mund ta ri-publikoni këtë intrevistë falas, të plotë, të pandryshuar, duhet vetëm të citoni autorin dhe KlaraBudaPost

SHKRUAR NGA

Beqir Sina

 

“Është më se e qartë se kinematografija shqiptare nuk është fabrikë filmash që të përballojë tregun për dy a tri festivale në vit në Amerikë, por  Java e Filmit Shqiptar me potencialin aktual që ka do të jetoj përballë cdo vështërsie dhe në mënyrën më të denjë do të prezantojë krijimet me vlerë të cdo  artisti shqiptar.”MK

Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Albanian Film Week) e ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjizorja Mrika Krasniqi është i pari në llojin e tij. Artistët shqiptar kan “gjetur Amerikën” e cila është ndër vendet me numrin më të madh të shqiptarëve aktivë në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare, të cilët e kanë mirëpritur këtë event si një hap të madh të promivimit të kinematografisë shqiptare.

“Edicioni i tretë i Javës së Filmit Shqiptar në New York do të vijë në 21 nëntor me një program garues me rreth 50 filma që do të prezantojnë prodhimet kinematografike të viteve 2013-2014 të regjisorëve shqiptarë nga e gjithë bota. Filmat që do të shfaqen janë të tri zhanreve: filma të metrazhit të gjatë, filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarë”, thotë MAlbanian-Film-Week-Social-Mediarika Krasniqi.

Por në këtë edicion do të marrin pjesë edhe disa nga prodhimet e huaja filmike, të cilat për temë kanë ngjarje apo histori që kanë të bëjnë me shqiptarët. Kështu, që për shtatë ditë me radhë kinemaja shqiptare do të përjetësohet në ekranin e kryeqytetit botëror të New Yorkut me një varg të gjerë filmash me histori të ndryshme nga kultura dhe jeta shqiptare.

Ndërkohë, Krasniqi i përgjigjet edhe pyetjes që shumëkush e bën se “Përse ndodhi që festivali të copëtohet dhe të ketë dy festivale të njëjta ?

“-Mund të bëhen edhe tri, edhe pesë….sot askush nuk ka të drejtë ta mbajë monopolin, i ndrron një shkronjë eventit dhe mund të bësh çfarë të duash…kjo është Amerika…, por Java e Filmit Shqiptar është i vetmi event që do të zhvillohet me ketë emër si dy vitet e mëparëshme, pra në edicionin e tretë”.

Festivali Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, vjen në edicionin e tretë. Si drejtore ekzekutive e festivalit çfarë mund të na thoni, në prag të këtij edicioni të tretë ? 

-Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork edhe këtë edicion po organizohet nën drejtimin e Nil Production ku me këtë rast do të prezantohen 47 filma të kinematografisë shqiptare dhe dy filma nga produksioni i huaj. Si edhe viteve të tjera në programin tonë është përfshirë filmi i gjatë, filmi i shkurtër dhe ai dokumentar. Festivali jonë si zakonisht do të zhvillohet në muajin Nëntor prej 21 deri më 27 në një ndër teatrot më prestigjioze në botë, aty ku bëhet shfaqja e blackbosterave amerikane, në AMC Theatre. Arsyeja që ne kemi zgjedhur një teater me kaq prestigj është që ti japim mundësi artistëve dhe filmit shqiptar që të vlerësohet dhe trajtohet në nivelin më të lartë si asnjëherë më parë. Gjithashtu jamë shumë e lumtur që këtë edicion kemi një pjesmarrje massive të artistëve shqiptar gjithandej botës, artistë të cilët kanë bërë emër në fushën e kinematografisë, siq janë: Ernest Meholli, Blerim Destani, Astrit Alihajdari, Arben Bajraktaraj, Mike Dusi, Blerim Gjoci, Antoneta Kastrati, Lendita Zeqiraj, Spartak Pecani, Ibrahim Deari, Alban Zogjani, Genc Berisha, Senad Abduli, Suela Bako, etj.

Si ju lindi ideja e këtij festivali dhe çfarë keni menduar për të ardhmen e tij ?

-Ishte përvejtori i shtetit shqiptar më 2012, atehëre kur nisi rrugëtimin e tij Festivali Java e Filmit Shqiptar, dhe që atëher ne kemi kaluar në peripeci të ndryshme për të krijuar një vazhdimsi të këtij eventi, ku secili artist shqiptar do të ketë mundësi të prezantojë punën e tij. Kjo ide lindi si rezultat i dëshirës së sinqertë që të krijojmë një kulturë të re ku filmi shqiptar do të njihet dhe do të pëlqehet nga audienca e huaj. Unë si drejtuese e këtij festivali jam vetë pjesmarrëse e shumë festivaleve ndërkombëtare si në Europë ashtu edhe në Amerikë, dhe duke pasur një përvojë 15 vjeçare dua që këto mësime dhe këtë përvojë ta vë në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë dhe komuniteteve të tjera.

Pse  zgjodhët Nju Jorkun për të mbajtur këtë festival, e jo ndonjë vend tjetër ?

-Sepse nuk kishte asnjë event të llojit të tillë që të prezantojë kulturën shqiptare ashtu siç bënin komunitetet e tjera. Sepse me përvojën time kam krijuar një besueshmëri tek komuniteti artistik shqiptar prandaj edhe më besuan të  100 filmat që ti prezantoja në Nju Jork, meqë komuniteti shqiptar është i frekuentuar më së shumti këtu. Kjo mbase është mënyra më e përshtatëshme për të prezantuar kulturën e një vendi në kryeqendrën e botës, në Nju Jork.

Ishte ky festival një zgjedhje rastësore apo një ide e gjatë për të bërë një festival shqiptar në Amerikë? 

-Unë vetë jam producentë dhe regjisore filmi dhe nuk më pëlqen ti lë gjërat t’ më ndodhin rastësisht. Përvoja nëpër festivale më dergoi tek ideja e krijimit të një festivali shqiptar në Nju Jork. Ishte përvejtori i shtetit shqiptar frymëzimi më kulmor për të bërë realitet këtë ide. Kontaktova në Kosovë aso kohe drejtorin e Qendrës Kinematografike Fatos Berishën. i cili më mbështeti duke më besuar gjithë prodhimet e Qendrës. Shkova në Shqipëri dhe takova drejtorin e Qëndrës Kombëtare të Kinëmatografisë Artan Minarollin, edhe ai më dha mbështetje të pakrahasueshme duke më lënë në dispozicion gjithë prodhimin e filmave të Qëndres, edhe ato të Kinostudios. Organizova takime me producentët më të njohur shqiptar në Kosovë e Shqipëri të cilët që nga moment I parë më dhanë perkrahje duke më dhënë prodhimet e studiove të tyre, ndër ta është edhe Blerim Gjoci, i cili secilin edicion solli gjithë krijimet e shtëpisë së tij filmike. Të gjithë këta përsona i falënderoj sinqerisht që më mbeshtetën që në edicionin e parë. Po më mbështesin edhe në këte edicion të III-të. Prandaj, Java e Filmit Shqiptar me mbështetjen e këtyre qëndrave të filmit po krijon një imazh të ri në prezantimin e filmit shqiptar në botë.

Cilat kanë qenë sfidat e stafit organizues për edicionet e kaluara ?

-Sfida gjithmonë ka, por kur ke dëshirë dhe vizion të qartë në atë se cfarë do të arrish, në atë se cfarë do të krijosh, atëhere gjithëçka kalon. Organizimi i një eventi kaq të madh sigurisht se don përkushtim maksimal, profesionalizëm dhe financime, por përvoja ka bërë që ti tejkalojmë këto sfida dhe të bëjmë më të mirën për këtë event.

Po sot?

Ndërsa këtë edicion unë kam  në bordin e festivalit profesionistë nga fusha të ndryshmë të cilët po më japin mbështetje të pakusht, siq janë: Arlina Prelvukaj – Cordinatore Usa, Robert Budina – regjisor (Shqipëri), Vlora Qosja – producente (Californi), Ilir Kabashi- regjisor (Kosovë), Ben Fejza – producent (Maqedoni), Bajram Shala -Hartues i programit, dhe miqt e bashkëpunëtorët si Mike Dusi, Simon Qafa, Drita Ramadani, Egzon Bunjaku, Eri Belushi, Larry Morison, Leo Perezic, dhe gjithashtu dua të falënderojë sinqerisht Ermira Babamusta për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe bashkëpunëtorë të tjerët të cilët më frymzojnë përditë

Si ndiheni kur shikoni që ky aktivitet po e rritë nga viti në vitë interesin e pjesëmarrësve për konkurim nga Kosova dhe Shqipëria. Kur e nisët këtë festival e prisnit këtë vëmendje ?

– Që në edicionin e parë e kam pasur të qartë për mundësinë që do t’ ju krijojë artistave shqiptarë ky event, dhe për paraqitjen pozitive që do ti bëhej vendit tonë,  qëllimi ishte si të implementohej kjo ide e jona aq e kushtueshme. Interesimi për pjesmarrje sigurisht se është shumë i madh. Artistët  shqiptarë në botë sot kanë krijuar një emër dhe një reputacion në vendet ku jetojnë e veprojnë. Gjithashtu shumë producentë, regjisorë e shumë aktorë, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova e Maqedonia kanë arritur suksese me punën e tyre, duke u shpërblyer në shumë festivale ndërkombëtare. I gjithë ky potencial që sot po shpërthen në botë do të paraqitët në Javën e Filmit në Nju Jork, prandaj edhe vëmëndja  është në rritje e sipër, si nga komuniteti shqiptar këtu, ashtu edhe komunitetet e tjera. Kjo është mirë për kulturen shqiptare, për filmin shqiptar që të pëlqehet nga audience amerikane. Ta shohin vendin tonë nga një përspektivë tjetër, sepse ne jemi një komb që i përkasim civilizimit dhe si të tillë duhet të prezantohemi para botës. Askush më mirë se gjuha e filmit nuk mund ta përçojë realitetin tonë.

-Nga 45 filma të ardhur shumica nga Shqipëria dhe Kosova, çfarë selektimi keni ndjekë për përzgjedhjen e tyre. Ku janë fokusuar temat? 

– Kanë qenë rreth 100 projekte filmike që kane aplikuar për këtë edicion të 2014-s. Për të selektuar këto krijime është kujdesur bordi artistik i drejtorëve. Janë perzgjedhur gjithsejt 47 filma të cilët do të shfaqen në kuadër të këtij edicioni. Këto filma janë krijime të dy viteve të fundit. I përkasin zhanreve të ndryshme, sepse krijimtaria shqiptare nuk është edhe aq e madhe që të kemi mundësinë të përzgjedhim vetëm një zhanër, apo një temë të caktuar. Kështuqë kriter i vetëm ka qenë që filmat të jenë të punuar profesionalisht në aspektin teknik dhe artistik.

Jo pa qëllim në fill të intervistës e përmenda se ju jeni bashkëthemeluese e këtij festivali që natyrisht ka qenë një arritje kjo e komunitetit të artistëve shqiptarë në Amerikë. Mirëpo kësaj rradhe kemi dy festivale nga dy themeluesit e tij. Çfarë ka ndodhur realisht ? Mbasi edhe kolegu juaj Ariot Murtaj ka argumentat e tij. 

-Festivali Java e Filmit Shqiptar në New York do të mbahet me të njejtin emer si dy edicione të tjera dhe nuk ka nevojë të ndërroj emër, sepse është e licencuar në kuadër të kompanisë Nil Production, kompani e cila paguan taksa në shtetin amerikan dhe si e tillë mbrohet me ligj. Sot në Amerikë mbahen festivale në secilën “mahallë”, por në Festivalin Java e Filmit Shqiptar do të shfaqen projekte serioze  të regjisorëve të mirënjohur shqiptarë. Mbase vetëm në këtë mënyrë ne mund të prezantojmë denjësisht kulturën shqiptare. Kjo do të dëshmohet më së miri në këtë edicion të tretë.

Festivali i juaj starton në datën 21 Nëntor dhe këtë vit ashtu si dhe në dy edicionet e tjera ka një pjesëmarrje prej dhjetëra filmash, prodhime shqiptare por dhe të huaja. Cfarë mund të na thini mbi filmat dhe zhanrin e tyre? 

-Siq e përmemdëm dhe më parë, janë gjithsejt 47 krijime të kinemasë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, 40 filma janë në seksionin zyrtar Konkurim dhe nje Albanian classic, 2 special screening dhe 4 jashtë konkurimit. Kategoritë e filmave që do ti prezantojmë janë: Filmi i gjatë, filmi i shkurtë dhe ai dokumentar. Zhanret janë nga më të ndryshmit; drama, triller, comedi, aksion etj.

Cila është ajo që do të jetë risia e këtij festivali ?

Është programi i pasur me krijimet më të reja të kinemasë shqiptare. Prezenca e artistave shqiptarë gjithandej botës do të rrisë interesimin për krijimin e urave të reja dhe bashkëpunimeve në mes të artistëve shqiptar dhe atyre amerikanë. Gjithashtu, Interesimi i medias amerikane për të mbuluar këtë  event është shumë i madh, meqë ne do të paraqesim të gjithë programin e Javës tek AMC Theatre, risi të tjera të cilat do ti paraqesim në vazhdim.

Programi Nentor 2014