New York, Jul 6, 2015 06:16
In Memoriam
E vallova vallen e erës
Vallen e valëve vallova
E vallova vallën e udhëve
E askund nuk të gjeta
Moj e bukura e dheut
Mora udhën e nëndheut.
Vura në gjumë përbindëshin
Që ruan dymbëdhjetë dhomat
Dyert i kam çkyçur një nga një
E askund nuk të kam gjetur
As në dhomën e dymbëdhjetë
Moj e bukura e dheut
Kur bindesha se nuk je
E nuk ke qenë kurrë
Më dilje në njërin hap
Në hapin tjetër zhdukeshe
Vajzë hije
Hije vajzë
E kuptova: të kam nxjerrë
Nga thellësia e vetes-vajzë hije
Hije, vajzë
Hije…
Nuk të kam prej kreit, as nga brinja ime
Si Zeusi Herën
Si Adami Evën
Të kam nxjerrë nga shkumëzimi i bardhë i
ëndërrës
Si deti Venerën
Edhe je
Edhe s’je
Moj e bukura e dheut.
© Abdullah Tafa