Mark Gjonaj jep dorëheqjen nga Këshilli Koordinues i Diasporës.

Dorëheqja e Mark Gjonajt nga Këshilli Koordinues i Diasporës është një akt integriteti që vendos përgjegjësinë ndaj qytetarëve në radhë të parë. Ky hap meriton të ndiqet nga anëtarët e tjerë të këshillit, përfshirë përfaqësuesit e diasporës në Francë, në Europë, në Mbretërinë e Bashkuar e në Amerikë, përmes distancimit nga administrata, dënimit të dhunës ndaj protestuesve dhe aktit të dorëheqjes.

Klara Buda
Mark Gjonaj

Paris, më 22 tetor 2026.

Mark Gjonaj, ish-anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli Koordinues i Diasporës. Në letrën e tij, ai kërkon ndalimin e dhunës së tepruar ndaj protestuesve, identifikimin dhe llogaridhënien e punonjësve të policisë, hetimin e pavarur dhe ndjekjen penale të shkeljeve, krijimin e një qeverie tranzitore dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Letra mbyllet me fjalinë: «Asnjë fitore politike nuk vlen sa jeta e një shqiptari të vetëm.»

Në këtë kontekst, do të ishte me rëndësi që përfaqësuesja për Francën në Këshillin Koordinues të Diasporës, anëtare e kryesisë së tij, të shprehej qartë kundër dhunës ndaj protestuesve dhe të dëshmonte pavarësinë e qëndrimit të saj nga administrata shqiptare, duke dhënë dorëheqjen nga këshilli.

Ky do të ishte një hap në përputhje me mbështetjen e protestës së diasporës.

Duke folur vetëm në emrin tim, nuk e kam ndier veten të përfaqësuar nga kjo strukturë, pavarësisht personit që e ushtron atë në Francë apo New York, ku kam jetuar. Emërimi institucional nga qeveria shqiptare, në vetvete, nuk zëvendëson konsultimin me komunitetin dhe besimin që ndërtohet përmes tij.

Kjo çështje lidhet me përgjegjësinë që shoqëron përfaqësimin publik. Diaspora meriton përfaqësim të pavarur, qëndrime të qarta dhe llogaridhënie ndaj komuniteteve në emër të të cilave flitet.

versioni anglisht ketu më poshtë

versioni frëngjisht i artikullitm