MAKS VELO DHE MASKA VELO

Shenasi Rama :” Maks Velo ka qënë një nga artistët e rinj të brezit të viteve 60-të që pati thellësinë e të menduarit dhe të konsiderimit të artit si një proces jo riprodhimi por kreativ. Maks Velo ishte artist, arkitekt i spikatur dhe me shije, dhe shumë i talentuar. Ai kishte kishte një talent eksploziv që po të përdorej si duhej do të çmohej shumë. Kjo është një anë e Maks Velos që do të kujtohet me respekt. Por ka qënë edhe një anë tjetër për të cilin nuk flet njeri: Maska Velo.  Mendoj se kishte një Maks Velo artist dhe Maska Velo. Kjo dyanshmëri nuk duhet anashkaluar. Dhe Maska Velo ka bërë më shumë dëm se sa ka dhënë kontribut artisti Maks Velo.” SH. R.

Shenasi Rama

Paris, 9 maj, 2020

NJERIU DHE NEKROFILIA KOLEKTIVE E PARISË SË TIRANËS

Ka që dje, 8 Maj që nuk pushojnë qarjet dhe ankimet, panegjirikët dhe përkujtimoret lidhur me vdekjen e Maks Velos. Nekrofilia kolektive e parisë dhe e veglave të saj intelektuale ka arritur një nivel të neveritshëm. Të gjithë flasin për Maks Velon si ikonën e kulturës së Tiranës. Njeriu lexon nekrofilitë e pandalshme dhe të spërkatura me epitete si “parizieni i fundit’ ,‘shkrimtari më i shquar,’ ‘modernisti,’ ‘ikonoklasti’ e me radhë. Me të thanë mendja se Maks Velo ka lënë një gjurmë të tillë në jetën kulturore shqiptare sa që humbja e tij është e njëjtë me vdekjen e traditës shqiptare. Nga një anë, Maks Velo kishte shumë që ankohej se nuk ia varte njeri. “Jam vetëm” thoshte, “më kanë lënë vetëm” ankohej gjithnjë. Nuk e di cfarë kanë bërë për Maks Velon këta që e qajnë sot, sepse Maksi ka dashur vetëm veten. Mirëpo ka qënë një fenomen interesant dhe prandaj duhet vlerësuar si duhet. Dhe duhet vlerësuar në mënyrë që të mos na e shesin edhe si artist edhe si shqiptar. Nuk mund te themi me siguri se ka kenë artist i madh , koha do ta vërtetojë, por ama dihet se ka kenë një shqiptar-urrejtës me vulë. Prandaj figura e tij është e dyzuar, ka qënë Maks Velo dhe Maska Velo.

Që ti japim hakun. Maks Velo ka qënë një nga artistët e rinj të brezit të viteve 60-të që pati thellësinë e të menduarit dhe të konsiderimit të artit si një process jo riprodhimi por kreativ. Maks Velo ishte artist, arkitekt I spikatur dhe me shije, dhe shumë i talentuar. Dhe këtë e manifestoi me mjaft konseguencë në krijimet e tij dhe në arkitekturë me të hapësirë që iu krijua. Maks Velo e theu mitin e pallateve krushcevkave ruse, thjesht utilitare dhe me pak gjë, shtoi elemente estetike dhe hapësinore që e bënë banesën modeste, një hapësirë të jetueshme, edhe për standartet perëndimore. Punimet e tij artistike, shumë janë të vjedhura, disa të fshehurë e të ruajtura në heshtje, e më shumë të humbura, demonstrojnë se Maks Velo kishte një talent eksploziv që po të përdorej si duhej, dhe të kishte ambjentin e duhur me të cilin do të ishte në përshtatje dhe në harmoni, do të çmohej shumë. Kjo është një anë e Maks Velos që do të kujtohet.

Ama ka qënë edhe një Maks Velo tjetër për të cilin nuk flet njeri, Maska Velo. Sepse Maks Velo ishte i përkëdheluri i sistemit të mëparshëm. Ishte vegla e sistemit të mëparshëm. Edhe kur e futën në burg bëri detyrën, ashtu si ia kërkuan. Kur doli nga burgu e tregoi veten si njeri meskin. Dhe prandaj kishte Maks Velo dhe kishte një Maska Velo. Kjo dyanshmëri nuk duhet kaluar. Jemi njerëz dhe pse vdes një person nuk thuhet se ishte burrë i mirë vetëm pse vdiq. Dhe së dyti, dëmi që ka bërë kujtohet gjithmonë më shumë. De Maska Velo ka bërë më shumë dëm, një dëm të paimagjinueshëm më të shumtë se sa ka dhënë kontribut artisti Maks Velo.

Maks Velo ishte nga Dardha, një fshat shqiptar në Korcë dhe mbiemri i tij është i përhapur gjithkund ndër shqiptarët si ndër toskët ashtu edhe ndër gegët. Por Maks Velo ishte një fytyrë e urrejtës me gjithë shpirt i shqiptarëve gegë. Maks Velo edhe pse e futi në burg shoku i tij Llambi, ortodoks, edhe pse e paditi gruaja ortodokse, edhe pse I doli dëshmitare vjehrra, edhe kjo ortodokse, edhe pse e kishte të gjithë rrethin familjar në Sigurim, edhe pse e përdorën për të rekrutuar e për të shoqëruar publikisht studenten francize dhe nuk I hyri gjemb në këmbë, e urrente Gegninë. Maks Velo e urrente Kosovën dhe nuk pati kurrë gjë të mirë me thanë për kombin. Maks Velo nuk la gjë pa thënë për shqiptarët muslimanë, edhe pse ishte informatori ortodoks i një oficeri të Sigurimit … katolik. Shkoi te merrte pronat ne Dardhe dhe ortodokset, kusherinjte e komshinjte i vune drunë, e ky vazhdon e shan muslimanet shqiptare e geget! I dinte të gjitha, se te gjitha te keqiat i erdhen nga ortodokset dhe prape shante muslimanet shqiptare. Ai nuk diti të ndante besimin nga individi…por vendosi të shfaqej ashtu sic ishte, një shqipar urrejtës I bindur, fytyra e vërtetë e qëllimëve të parisë dhe përmbushës I asaj që paria nuk mund ta thoshte vetë. Sa herë nuk e thonin dot vetë vinin maskën të fliste sic donte paria. Tridhjetë vjet punoi si shqiptar-urrejtës dhe zëdhënës i bizantinizmit shqiptar.

Prandaj, gjithkujt hakun. Maks Velo vdiq, dhe hajt të diskutojmë për të si artist, por Maska Velo ngordhi. Them ngordhi sepse ishte një anti-shqiptar i bindur. Ishte anti-kombëtarist i bindur. Ishte një urrejtës dhe përbuzës I shqiptarëve muslimanë dhe i traditës kombëtare. Ishte karikatura e modernizmit sic duhej të ishte. Ishte një nga justifikuesit, edhe më keq, një nga mistifikuesit e të keqes dhe ishte një qënie për t’u dhimbsur. Ishte për t’u dhimbsur sepse kishte mbetur vegla e një sistemi që e përdori shumë të ri dhe e përdori edhe më fort kur u plak. Paria e viktimizoi dhe ia përdori viktimizimin. Deri në fund të jetës së tij ai nuk arriti të çlirohet nga xhelatët e tij. Prandaj edhe Maska Velo ngordhi si qen besnik i sistemeve të parisë që e përdori si deshi e kur deshi.

Që paria është turrur të merret me artistin, arkitektin, shkrimtarin dhe burgaxhiun Velo është punë e tyre. Sepse ata tregojnë se sa janë si Maska Velo, sa anti shqiptarë janë dhe sa larg janë prej këtij populli që e sundojnë. Mask Velo thoshte atë që ata e mendonin por nuk donin ta thonin sepse e kishin gjetur njërin nga budallenjtë e shumtë që ta thoshte mendimin e tyre. Maska Velo ishte fytyra e parisë. Dhe paria nuk e ka ndarë Maks Velon nga Maska Velo sepse ata janë të gjithë si ai. Artistë por pa asnjë moral . Pseudo-modernistë, por shumë anti-shqiptarë. Besimtarë, por anti-shqiptarëve muslimanë. Kozmopolitë dhe antikombëtaristë. Maksi ishte, siç thotë populi : koqe kandari dhe ata e përdorën si deshën.

E di që do të nisin të gjithë duke më thënë “po si flet ky kështu?” dhe do ja nisin, kush është ky mo?” unë jam thjesht një peshkatar në karantinë, po qenit si Maska Velo duhet ti tregosh shkopin. Mos të mendojnë se nuk i dimë punët. I dimë mirë dhe nuk do të lejojmë të na dhunojnë duke na shitur një bizantin anti-shqiptar si ikonën e kulturës shqiptare. Sepse as ai, as ata që sillen ashtu nuk bëjnë atë që iu shërben shqiptarëve. Maks Velo ka qënë artist, por nuk ka qënë një figurë e kombit shqiptar. Prandaj Maks Velo, artisti vdiq, ndërsa Maska Velo anti-shqiptari ngordhi. Paria e adhuron si artist dhe histeria kolektive po na e heq trurin. Unë nuk mund ta respektoj këtë shqiptar-urrejtës!

Nga Shenasi Rama

Artikulli mund të ribotohet duke cituar (C) klarabudapost. Pozicionet dhe mendimet e shprehura në të nuk angazhojnë kursesi Klarabudapost, por vetëm autorin !