Au Paradis des Fous, kete roman te Virion Graçit, perkthyer ne frengjisht nga Christiane Montecot e kam lexuar ne botimin e shtepise Gallimard, seria “noire” në vitin 2000. Ishte një kënaqësi e rrallë që më vinte nga një autor shqiptar, pas shumë vitesh leximi rregullisht i autorëve bashkëkohorë shqiptarë.
Atëhere vetëm Rexhep Qosja ‘”Vdekja më vjen nga sy të tillë” dhe Virion Graçi “Au Paradis des Fous” ishin botuar nga kjo shtëpi dinjitoze franceze, që i kishte thënë jo edhe atyre që i konsideronin si ikona të letërsisë shqipe!
Nje roman i mrekullueshem, qe te le mbresa te rralla!
Sa makabre eshte ngjarrja aq e fuqishme eshte gjetja per te treguar kundershtine e nje gruaje ndaj machizmit apo maskilizmit …
Tek kjo grua, kjo ndjenje eshte aq e forte sa tejkalon edhe ate te nenes, nje nga ndjenjat me te forta.
Mendoj se aspirata e lirisë tek kjo grua eshte me e madhe, madje triumfon mbi ate te nenes.