Lamtumirë Andrea Stefani

Njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri. Dimensionit të tij si gazetar i bashkëngjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

KBP

Ndahet nga jeta Gazetari dhe analisti Andrea Stefani.

Prej më shumë së 20 vitesh Stafani ka punuar si gazetar dhe analist në shumë media.

Njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri. Dimensionit të tij si gazetar i bashkëngjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

Ka qenë kryeredaktor dhe  themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet ishte mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Është autor i librit publicistik “Albanistan”.

Ikja e njëriut të pa dorzueshëm, shkruan kolegu Mero Baze në editorialin e  Temës, ku nënvizon rolin e tij në median shqiptare dhe aksionin qytetar në shërbim të lirisë së shprehjes!

Botuar nga klarabudapost.com