Kur të jesh plakë, me thinja dhe tërë gjumë,
E pranë zjarrit të kotesh, e kapë kët’libër në dorë
Ngadalë lexon, dhe ëndërron për atë vështrim hyjnor
Që sytë e tu kishin, dhe hijet e thella që kanë lënë gjurmë;
Sa njerëz i deshtën çastet e tua plot hir e gëzim,
Dhe deshën bukurinë tënde me dashni a rrenë,
Por veç një burrë e deshi shpirtin tënd që s’pren,
Dhe desh pikëllimin e fytyrës tënde gjithë ndryshim.
Dhe tek përkulesh pranë flakëve që kanë mbetë
Pëshpërit, me pak trishtim, se si Dashnia ikë,
Dhe se si Dashnia ecën lart përmbi malet thik’
Dhe në grumbull yjesh fsheh fytyren e vet.