Zhgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës sipas nenit 84,6 të Kushtetutës së Kosovës behet me 2/3 tat e « votave të të gjithë deputetëve » që do të thotë që të 120 deputetët duhet të votojnë minus ata që kanë marë leje për të mos qënë presentë. Kadidati që merr 80 ose më shumë vota do të zgjidhet. Nese gjatë dy raundeve nuk arrihen dy të tretat e votave (2/3 tat) atëher mbahet raundi i tretë dhe në këtë rast Presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
Gjithashtu sipas specialistëve të të drejtës kushtetuese megjithëse nuk ka njoftime për kundërshtim për vërejtje të shkelje-ve, rasti Pacolli mund të shfrytëzohet si precedent për kontestimin e zgjedhjes së Thaçit. Ka dy gjera që çojnë në këtë konkluzion: seanca e jashëzakonshme nuk duhet të ndërpritet dhe deputetët nuk duhet të komunikojnë gjatë proçedurës, por Kryeatri i Kuvendit të Kosovës është parë duke shkuar nga një deputet tek tjetri.
Sipas gjykimit të ekspertit të çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, ka shkelje, sepse seanca e Kuvendit nuk është dashur të ndërpritej.
Biseda me deputetët e Kryetarit të Kuvendit që mund të konsiderohet presion apo premtim për ndryshim mendimi si dhe ndërprerja e seancës janë precedentë, si kurse ato gjatë zgjedhjes së Z. Pacolli dhe mund të çojnë në zhvleftësimin e zgjedhjes së Z. Thaçi.