Kloroform sinopsis

Romani Kloroform mund te titullohej fare mire  edhe gabimi, pasi ne origjine te ngjarjes eshte nje gabim fatal. Ky gabim do te vije si rrjedhoje  e perceptimi te lirisë që të rinjtë besonin se gëzonim  ose nga mosnjohja  e shkallës në të cilën regjimi ua kishte reduktuar atë.

 

 

Romani “Kloroform” i vendos ngjarjet ne sistemin totalitar shqiptar, por qe mund te ishte fare mire edhe nje tjeter sistem totalitar i Europes Juglindore. Nje grup intelektualësh të rinj përmes ngjarjeve te paimagjinueshme që ju ndodhin, do te zbulojnë mizorinë e diktaturës dhe do të kuptojnë se deri ku shtrihen kthetrat e saj.

Romani trajton fatin e individit ne totalitarizem. Personazhi kryesor i tij eshte nga ajo kategori qe kujtonte se ishte e imunizuar nga goditjet e sistemit. Edhe ata për të cilët deri atë natë fatidike, diktatura ishte nje nocion abstrakt, që kapte realisht vetëm të tjeret do të goditen rëndë, prej saj, madje deri në mishin e tyre, siç eshte rasti i Almës, bijë e një intelektuali të lidhur me regjimin, zyrtar i lartë!

Gabimi fatal do të vijë nga perceptimi i lirisë që të rinjtë besonin se gëzonim,  ose nga mosnjohja e shkallës në të cilën regjimi ua kishte reduktuar atë.

Romani trajton një numër temash tabu nga dashuria e ndaluar, diskriminimi pozitiv i jugut në disfavor të veriut e deri tek morfinomanët e lënë jashtë statistikave zyrtare, e reduktuar së gjalli në mos egzistencë.
Ai tenton të bëjë një radiografi të sitemit totalitar dhe heton limitet që kishte arritur diktatura duke mos kyrsyer asgjë, as edhe intimitetin e njërëzve.

Ky fiksion qe i vendos ngjarjet ne Shqipërinë e viteve 80 të, arrin te tregoje se në çdo kohë edhe kur është në kulmet e saj, diktatura nuk mund të pushtojë gjithçka, njerëzit i kanë rezistuar dhe do ti rezistojnë gjithmonë asaj, duke ruajtur parcela lirie.