Kloroform, në realitetin e veshtirë të një regjimi lirivrasës

Cila ishte jeta e rinisë shqiptare në vitet 80 të  atehere kur diktatura komuniste ishte në kulmin e saj ? Klara Buda, shkrimtare dhe gazetare shqiptare jep nje pamje me vërtetësi tronditëse tek « Klorformi », romani i parë i saj, dalë kohët e fundit në Shqipëri. Aty në mënyrë mjeshtrore ajo pershkruan realitetin e veshtirë të një regjimi lirivrasës, ku absurdja arrin të ju vërë në  gjumë por jo të shkatërrojë vullnetin për rebelim apo për tu shprehur.

Mandi Gueguen

Kloroformi, nje substance e perdorur dikur si anestezik për operacione kururgjikale, kthehet në skenë, i perdorur per akte kriminale, dhe në rolin e tij metaforik (ideologjia) helmon ajrin që thith një shoqeri e damkosur/nekrotizuar në sjelljet dhe moralin e saj. Klara Buda zhvillon, me nje stil te denje për Kunderën, këtë metaforë gjate gjithe tregimit te saj, ku fati i heroines Alma permbyset në menyre tragjike.

« E gjithe vlera e qenies njerezore perqendrohet ne aftesine e saj per te tejkaluar vetveten, drejt më të mirës, duke dale jashte vetvetes, duke qene ne tjetrin dhe si tjetri », shkruan Milan Kundera ne «Dashuri qesharake ». Kjo ide rezulton posaçerisht shprehese per romanin e Klara Budes. ( Kjo ide e përshkruan mirë « boshtin » e romanit)

Dashuria e Almes nuk eshte sigurisht aspak qesharake, ajo eshte mbi te gjitha tragjike, porajo i ofron kesaj te reje shqiptare, simbol i brezit te saj,  aftesine për të tejkaluar fatin dhe pergjumjen përreth, si dhe aftësinë për tu vête çliruar, qoftë edhe për një çast. Historia e vënë në skenë në këtë  libër tregon qarte qe diktatura mund të vrasë por nuk arrin te çrrënjosë idealin e lirise

I shkurter dhe therrës romani ka pak personazhe, gje që tëlejon të kapësh thellesine dhe dimensionin simbolik të tij. Fati i pameshirshemqe godet personazhet,  i jep romanit nje ton pothuajse tragjik. Por, autorja nuk eshte mjaftuar me kaq. Permes vezhgimeve te heroines dhe miqve te saj, ajo shqyrton pyetjen e thelle,ekzistenciale që shqeteson  keta te rinj, qe duke i rezistuar presionit te uniformizimit kombetar, kane arritur te ruajne shpritin e tyre kritik dhe mendimin e lirë, pavaresisht çmimitte rende qe duhet të paguajnë për to.

Në këtë roman autorja portretizon personazhe te paralizuara prej nje çensure asfiksuese të mirëintegruar qe i frenon monologjet e brendeshme –  që përfaqsojnë mendimin e ndaluar e të sapo verbalizuar në menjde (që sapo fillon të materializohet permes fjalës )= shoqërohet – në stadin e koncepteve bruto Kemi të bëjmë me një shoqeri të « kloroformuar », ku qytetarët shprehen ne menyre eliptike dhe duken sikut, pavaresisht vullnentit te tyre, ndodhen në një gjendje te dehur kolektive.. Ky roman nuk mund te kishte nje titull me te mire se kloroform.[1]Po aq romanesk sa edhe i vertete, libri preke me stilin e tij orator qe perzien lirizmin me reflektime të holla mbi jetën e njeriut.. Ai te jep deshiren ta lexosh me një frymë, po aq sa per te mësuar fundin e historise, po edhe per te zbuluar keta te rinj, djem dhe vajza, te lindur ne momentin e papershtatshem dhe ne vendin e gabuar, jashte llogjikes bashkohore dhejashtë çdo llogjike njerezore.

I shkruar në rradhë të parë per lexuesin shqipfoles, ky tregim ne menyre te pashmangshme i kujton ketij brezi te mallkuar nje epoke me kujtime te renda, vuajtje, tronditje qe mbase disa i kane fshire nga memorja e tyre, por që te tjere mund ti « bluajne » ende me mendje. Ndërsa per brezin e ri shqiptar, të rritur ne nje shoqeri me zakone pak a shume perendimore, ky roman eshte nje menyre per te zbuluar se si kane jetuar prinderit e tyre. Diktatura komuniste ka marre fund qe prej 19 vjetesh ne Shqiperi, por ajo duket aq e largët ne kujtime, sa qe po behet si nje realitet absolutisht i paimagjinueshëm per brezin e sotem, dashurite e të cilit perballen me demone te tjerë.

Ky roman, nuk besoj se është për autoren një mënyrë për të larë  hesapet me te kaluaren e sajdhe as ta rishpike ate, dhe kjo është arsyeja pse stili i shkrimit te saj nuk eshte thjeshtë purifikues. Historia e Alma Fishtes, eshte e veçante dhe tejkalon çdoimagjinate bashkohore. Megjithate, shume gra shqiptare te asaj epoke mund te gjejne vetveten ne fragmente te eksperiences se saj. Ajo qe ka rendesi  ne kete roman, është se ai hyn në mënyrë novatore në rradhët e veprave post – komuniste dhese arrin ta sjell atë të kaluar të vështirë permes një shkrimi plotesisht letrar dhe jo thjeshte nje « dokudramë ».

I pritur mjaft mire nga kritiket letrare dhe lexuesit shqiptare, ky roman eshte konsideruar  tanimë si nje veper qe ka shenuar nje pike kthese ne letërsinë e nje vendit te vogel ballkanik, duke premtuar, sipas Rudolf Markut, kritik i njohur letrar, rilindjen e saj. Marku e pershkruan vepren e Klara Budes si : « autopsia e nje sistemi totalitar, riprodhimi i nje realiteti te ashper qe ne disa momente kthehet ne makaber…Kloroformi, pavaresisht emrit, nuk te ve ne gjume, madje ne te kundert, gjuha dhe imagjinata e tij  zgjojne kujtesën e anestizuar, duke i evokuar lexuesit nje realitet te pushtuar nga amnezia (harresa). Kloroformi eshte libri qe i mungonteletërsisë shqiptare ».

Alexandre Zotos, qe ka bërë perkthimin ne frengjisht te vepres, ende ne pritje per te dale, nxjerr ne pah nje « dimension supra-historik dhe supra-gjeografik », nje roman qe larteson jeten ne gjithe esencën e ripërtëritjes së saj. « [… ]nuk eshte rastesi qe, ne kontrapunkt te folklorit vulgar (dhe nacionalist), të orkestruar nga pushteti diktatorial, romancierja na flet per këtë forme tjeter te riprodhimit qe eshte mbarsja artistike, dhe paralelisht, te shkëmbimit te vertete te artit, te ushqimit te vertetë qe duhet të përfitohet prej artit. Gjendemi ketu ne nje pike ku fjala njerezim nuk dallohet më nga ajo  humanizëm ». – kështu e përfundon Zotos prezantimin e romanit.

Le t’ja leme fjalen e fundit ia Alma Fishtes, qe eliminon efektet mpirese te kloroformit komunist dhe kupton me ne fund qe diktatura nuk ka kufij dhe qe ajo nuk kursen askend. «  Nuk e kisha perceptuar kurrë më parë se deri në ç’masë ky regjim shtyp, vret, është gjakësor.

[…] ai ishte vetëm një lloj abstragimi, që prekte realisht vetëm të tjerët. Tani më erdhi radha mua. Nuk mund ta përfytyroja kurrë se edhe vetë trupi im mund të bëhej objekt i terrorit, se unë vetë mund të bëhesha viktimë e gjallë, të cilën krimi mund ta verbonte, ta gjymtonte mendërisht dhe akoma më keq, ta shuante, duke e privuar deri edhe nga e drejta për të lënë pasardhës!».

 

I publikuar online ne Courrier Des Balkans: e martë, 12 janar 2010

http://balkans.courriers.info/article14427.html

Kortezi, Aurenc Bebja që përktheu nga frëngjishtja në shqip, gusht 2015

 

[1]

Kloroform si metaforë e efektit të ideologjisë totalitare, që si gaz anestezik së pari ju vë në gjumë, dhe më pas me shtimin e dozës shkatëron individin e lire.