Paris, më 13 Gusht 2022
Më shumë se një roman që demaskon diktaturën Kloroform është një libër që demaskon konservimin dhe shumëfishimin e vlerave patriarkale që diktatura i përdor për qellimet e saj.
Me Kloroformin, gazetarja shqiptare[1], që jeton në Paris boton romanin e saj të pare: një retrospective e qartë në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Natyrisht për nga numuri i faqeve “Kloroformi” nuk i ka permasat e vepres voluminoze Shilerjane të Uve Tellkamp “Der Turm”, “Kulla” mbi shoqërine konservatore intelektuale të Gjermanisë Lindore (DDR) të viteve 80 të. Megjithatë për nga rëndësia krahasimi imponohet: Kloroform sillet rrotull fatit dhe jetës të një grushti intelektualesh të Universitetit të Veterinarisë në një tjetër diktaturë, në Shqipërinë e viteve 80 të. Një kohë e cila, për një të huaj sikurse autori i këtyre rradhëve, karakterizohej kryesisht nga mohimi sistematik i të drejtave të njerëzve nga një diktator i frymëzuar nga Stalini, sic ishte Enver Hoxha, gjë që nuk mund të egzistonte pa u gërshetuar me nevojën paranojake për tu mbrojtur duke e mbushur vendin me minibunkerë të panumërt.
Si mund të jetohej në një vend të tillë? Titulli na jep tashmë një ide – si i trullosur[2]. Alma Sabin protagonistja e ndjen këtë që në fillim ashtu sic tregohet edhe nga recenzenti, A. Zotos, në esen që shoqëron përkthimin francez.
Në një spital, një laborator, një morg në Tirane – sundon era mbytese e [kloroformit[3]] këtij anesteziku të vjetër trullosës, jo më kot përshkruhet prania e kësaj substance, ajo është metafore e gjendjes së trullosjes së gjeneralizuar! Po deri në çfarë mase arrin kontrolli i aparatit shtetëror totalitar? A ka mundësi ti shmangesh kthetrave të gjithëpushtetëshme? Dhe ne se ka një mundësi të tillë, çfare konseguencash kanë të afërmit e personit qe i shmang ato? Pyetje të tilla ngre Klara Buda dhe jep pergjigje nëpërmjet heroinës së saj Alma Fishta, studente në veterinari.
Alma pret një femijë. Por ajo nuk duhet ta mbaje atë pasi babai i fëmijes, bashkëstudenti dhe i dashuri i saj ka një biografi me njolla, e cila nuk i përshtatet sistemit. Edhe fëmija do te ishte nje persona non grata dhe i pa dëshërueshem. Tashmë gjatë shtatzanisë së saj Alma bie në mullirin e burrokracisë e cila hyn në nivelet më intime të egzistencës së individëve. Nëpërmjet përpjekjes së saj pa kompromis për të mbajtur femijën, nvna e re mëson se çfarë do të thotë të përplasesh me ligjet dhe normat e panumurta, të shkruara e të pa shkruara të një sistemi i cili me strukturën e tij amebiane është i pa tundur, omnipresent dhe i rrezikshëm. Deshira për të mbajtur femijën me çdo kusht do të thotë marrje përsiper e “fajit” në shumë nivele. Alma do ti « vidhte »[4] atehere Identitetin një gruaje tjetër të pafajeshme të sapo vdekur[5].
Kloroform “përshkruan disa aspekte të arbitraritetit të shtetit: auto-censura i gjymton njerëzit pothuajse më keq se vetë censura ; kështu ju ndoshta mund ti shmangeni zhurmës propagandistike të rrugëve dhe shesheve, por jo frikës që kontrollori i kontatorit elektrik me një shikim të tërthortë konkludon se një pjesë e mobiljeve tuaja janë “borgjezo dekadente” dhe ju denoncon tek shërbimi sekret, Sigurimi. Edhe pse natyrisht është shumë e veshtirë të rrish me orë të tëra në errësirë, gjatë orëve pa mbarim të provave të alarmeve[6] që kryen me një rregullsi aspak estetike, lexuesi pyet veten se çfarë tmerri ndjejnë ata njerez që degjojnë lajmin, e Radio Tiranës me adresën e saktë të shtëpisë së tyre, se duket një dritë e dobët nga maskimi i keq cepit të dritares dhe kërkesën se duhet ta mbyllin dritën menjëherë.
„ Të brishtë për shkak të së kaluarës së tyre apo, më keq, nga ajo e prindërve, ata kujdesen për të evituar ndonjë “gabim të ri”, që mund të jetë thjesht edhe ndezja e një drite atëherë kur nuk duhet. Dhe meqë motoja shpëtimtare e kësaj kategorie është mosrënia në sy, padashur ata bëhen nismëtarë të kufizimeve të reja. Për ta peizazhi i ndalimeve është bërë mbytës.“* (p. 100)
Klara Buda end me tekstin e saj një pëlhurë dialogjesh dhe pasazhes në formën stream of consciousness të paraqitura në tekst me shkronja korsive, si pasojë edhe mund të ndodhe që lexuesit ti shkasë nga vëmendja filli i narracionit – por ai kupton shpejt se gjendet papritur në një ënderr të tmershme ose në një monolog të brendshëm të personazhit. Po megjithatë nuk janë aq shumë pershkrimet apo mekanizmat e sistemit të vëna në jetë ngadalë e me shumë kujdes i cili e redukton individin në një gjymturë funksionale të shoqerisë (diktaturës), që të ngelen në vemendje – por janë paragjykimet shtypëse, paralizuese dhe tronditëse që bashkëshoqërojnë virgjinitetin dhe nderin e që i japin shoqërisë shqiptare tipare të theksuara të jetesës me të kaluarën, retrograde.
Në një vend ky himeni intakt në një farë mase rimon me nderin është e kuptueshme lehtë pse figura e Ganiut – Anatomo Patolog – Gardiani i Morgut specializohet në qepjen e specializuar (të cipës së virgjerisë) një konseguencë e « aksioneve të specilizuara[7] » kjo per faktin se: « Sekretari i Partisë nuk injoron asgjë nga jeta jote, ai njeh edhe gjendjen e hymenit tend…Vrasja e çdo intiimiteti… » (p. 75)
Është e frikëshme tek zbulon se në çfarë amalgame të semurë janë lidhur së bashku kontrolli i gjithëanshëm i partisë dhe maskilizmi që duket se përshkonshoqërinë shqiptare të kësaj periudhe. Pikërisht kjo atmosferë e ngopur me kloroform të cilës protagonistja Alma Sabin beson se i shmanget kur ajo mendon se ka gjetur “sekretin e jetës “ siç e quan ajo në kapitullin e parë, “Jeta e fshehtë”, kjo është një gjendje ndërgjegjeje që ajo, ashtu si dhe rrethi i vogël i miqve dhe versnikëve të saj, – pa takimet e fshehta në një bodrum në të shtunat e rastësishme – sigurisht nuk do ta kishte arritur. Në këtë vend shumë të rëndësishëm për vetë romanin, miqtë zhvillojnë diskutime intelektuale mbi rolin e gruas dhe të raporteve seksuale nga antikiteti neë kohën e sotme. Në këtë pjesë të banesës, metaphorë e pjesës nëntokësore të shoqërisë, është vendi i vetëm në të cilin ato mund të ndërtojnë në imagjinatë një figurë tjetër të femrës perveç asaj si mjet riprodhues i gjeneratës së ardhëshme të klasës punëtore shqiptare: bodrumi si origjinë e utopisë.
Sa më me precision përshkruhen vendet, prapaskenat, dekoret, aq më të përpunuara dhe akademike tingëllojnë dialogjet midis të rinjve. Po ashtu aq më të efektshem janë monologet e brendshëm, konseguencat e ëndërrave të llahtarshme dhe traumave te cilat autorja i vë në gojën dhe shpirtin e heronjve të romanit, në dëshirën e tyre për të zbuluar pa asnjë farë patetizmi perfidinë dhe perversionin e kësaj shoqërie.
„ I pamatë ky qiell i kthjellët që hapet mbi kryeqytet, por imazhi i krimit, që gjenerohet pas fasadave të dikastereve, i mbivendoset atij dhe e përgjak!“ (p. 147)
Por këto vërejtje kritike të vogla nuk mund të mbulojnë lëvdatën (elozhin) e madhe që i takon romanit të parë të Klara Budës të ketë përshkruar në mënyrë të veçantë dhe pa iluzione, historinë e iniciacionit të një gruaje të re dhe përmes saj totalitarizmin në Shqiperinë e Enver Hoxhës.
Përktheu nga gjermanishtja Vigan Dervis
[1] Ish shefe e departamentit te shqipes ne Radio France Internacional
[2] Si nen veprimin e nje anesteziku
[3] Shenim i përkthyesit
[4] Pune qe e marr persiper nena e saj, pa dijenine Almes – dhe pa informuar se Alma është kundër
[5] Ne pamundesi per te gjetur nje identitet te tille Qanu, helmon nje grua shtatzane.
[6] Ajrorë
[7] Shenim i përkthyesit – Metafore e kerkeses për korrigjim, ri-edukim, të qënies konform me rregullat, normat