BIOGRFIA E AUTORES KLARA BUDA

Biographie – Klara Buda – Shqip

 

Pas studimeve universitare për letërsi moderne dhe të krahasuar në Sorbonë, Paris IV, Klara Buda ndryshon drejtimin fillestar, atë të mjekësisë veterinare. Fillimisht si specialiste e ngarkuar me mbulimin e kafshëve të eksperimentit në Uzinën e Antibiotikëve Tiranë dhe më pas në fushën e hormonologjisë në Maison Alfort, ACCEDIATE, Paris, Francë.

Më pas pranohet në Ecole Pratique des Hautes Etudes, në degën Metoda të Historisë, Arkeologjisë dhe Historisë së artit.

Në vitin 1996, nën drejtimin e albanologut Christian GUT, mbron Dimplome d’Etude Aprofondi në Histori Arti, duke u bërë kështu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjioz francez.

Paralelisht me studimet Universitare, punon në Paris, fillimisht në sektorin e komunikimit të UNESCO-s dhe me pas si gazetare për BBC dhe per Radio France Internacionale (RFI).

Ne vitin 1993 i atribuohet Karta Profesionale e Shtypit Francez dhe gazetaria behet profesioni i saj i pare per dy dekadat ne vazhdim.

Duke filluar nga viti 1999 është gazetare e specializuar në RFI dhe në vitin 2005 bëhet shefe e edicionit të lajmeve.

Ne kete kohe ajo specializohet ne formimin e gazetareve profesioniste dhe behet pjese e ekipit te formatoreve te Radio France Internacionale. Permes sektorit te jashtem te RFI-se dhe ne kuadrin e programit europian Phare per Ballkanin perendimor ajo kryen expertiza te mediave dhe drejton formimin e gazetareve ne vendet e ketij rajoni, veçanerisht ne Radio Televizionin Maqedonas, ne vitin 2003 dhe ne Radio Televizionin Shqiptar, ne vitin 2007.

Ne vitin 2006 emërohet shefe e redaksise shqipe të RFI, ekipin e të cilës e drejtoi deri në mbyllje, ne vitin 2010.

Klara Buda njihet gjithashtu edhe si eseiste dhe romanciere.

Punimet e saj Universitare mbi vepren e Mitrush Kutelit, sjellin nje analize te nuancuar mbi kete autor dhe tekniken e tij te tregimit te shkurter, pagezuar rrefenja dhe e destinuar per tu treguar. Ne kuader te ketyre studimeve ajo perkthen ne frengjisht rrefenjen “Fshati im e pi Rakine”, si edhe punon per nje biografi letrare te ketij autori.

Si fillim “ Lulebajamja Kuteliane, Biografia Letrare e Mitrush Kutelit” ne shqip vjen si “Rrefenja Kuteliane” e perkthyer nga Adriana Koxha ne botimet Ombra GVG. 

 

Ne vitin 2009 boton romanin Kloroform ku përshkruhet absurditeti i sistemeve totalitare dhe liria e brendeshme e individeve si mjet i mbijeteses nën diktaturë. Klara Buda pohon kështu pamundësinë e çdo sistemi, sado i tmerrshëm qoftë ai, për ta shkatërruar tërësisht idealin e lirisë. Nga dashuria e ndaluar dhe dhunimi i intimitetit per te perfunduar me toksikomanet e fshehur ne statistikat zyrtare, ajo trajton tema per nje kohe te gjate tabu.

 

Aktiviste – Kulture, te Drejtat e Njeriut

 

Ne vitin 1997, ajo themelon ne Paris shoqaten “Diagonale Franco-Albanaise, Art, Culture, Litterature” qe ka per objekt krijimin e urave ne mes te kultures franceze e shqiptare.  Ajo organizon aktiviteteve letrare në bashkëpunim me « Printemps des poètes » në Francë ndër të cilat mund te permendet promovimi i vepres së Ali Podrimjes, mars 2003.

 

Ne vitin 1998, ajo eshte shume aktive ne gjirin e “Comité Kossovo” prane Revistes “Esprit” ne  Paris, shoqate qe punon per sensibilizimin e intelektualeve franceze per terrorin e ushtruar ne Kosove.

Ne 23 Qershor 1998, se bashku me Gazetaren M-F Allain ajo redakton

“ The fate of Kosovo common declaration on basic principles” dhe eshte firma e dyte e peticionit te intelektualeve franceze drejtuar Qeverise Franceze dhe Komunitetit Nderkombetar per te ndaluar pastrimin ethnik dhe terrorin ne Kosove.

Brief:

Klara Buda është diplomuar në Histori Arti dhe Metoda të Historisë, në Universitetin prestigjoz francez “École Pratique des Hautes Études” (EPHE), në Paris.

Nga viti 1993 ajo ka punuar si gazetare profesioniste në Francë dhe në vitin 2004 u emërua Shefe e Departamentit te Shqipes të Radio Francës Internacionale, Paris, të cilin e udhëhoqi deri në mbylljen e tij në vitin 2010. Para kësaj pune, znj. Buda ka punuar për UNESCO-n, Paris dhe BBC-në, Londër.

Ne vitin 1998, ajo ishte shume aktive ne gjirin e “Comité Kossovo” prane Revistes “Esprit” ne Paris, dhe ne 23 Qershor 1998, se bashku me Gazetaren M-F Allain ajo redakton“ The fate of Kosovo common declaration on basic principles” dhe eshte firma e dyte e peticionit te intelektualeve franceze drejtuar Qeverise Franceze per te ndaluar pastrimin ethnik dhe terrorin ne Kosove.

Në vitin 2012, ajo krijoi gazetën online http://klarabudapost.com/ për të promovuar gazetarinë e pavarur dhe etike, ndërsa në vitin 2013, krijoi Diplomacinë Kulturore Shqiptare në New York , në kuadrin e të cilës organizoi një numër aktivitetesh sikurse «  Courage Mothers »
Znj. Buda ka mbrojtur Master në Shkencat Historike dhe Filologjike në “Ecole Pratique des Hautes Études” (EPHE) në Paris dhe aktualisht përfundon tezën në filozofi në European Graduate School, Division of Philosophy, Art & Critical Thought, Alter Kehr 20, CH-3953 Leuk-Stadt, Sëitzerland.

Ajo e ndan jetën mes Parisit dhe New Yorkut dhe shërben si këshilltar e lartë në media, komunikim dhe ndërtim të paqes.

Veprat e botuara:
“Mitrush Kuteli”, biografi letrare në frëngjisht, 1997
“Kloroform”, roman, Botimet “Dudaj, 2009
“Fshati im e pi rakinë”, novele nga Mitrush Kuteli, përkthyer nga shqipja në frëngjisht. Éditions Fauves, Paris, 2016.
“Pëshpërimë Gruaje”, roman, UET “Mapo”, Tiranë, 2017
“Rrëfenja Kuteliane”, punim eseistik mbi stilin dhe veprën e Kutelit, “Ombra GVG”, Tiranë, 2017
“Kosova Mon Amour”, koleksion me eseve dhe artikuj kritikë mbi totalitarizmin, luftën e Kosoves dhe letërsinë, Botimet “Pema”, Prishtinë, 2017