Kësollja Pallat

Musine Kokalari, (February 10, 1917 Adana, Turkey – August 14, 1983) was an writer and politician in Albania’s pre-communist period. The year 2016 notes her 99 anniversary, but the victim is always condemned… She was the founder of the Social-Democratic Party of Albania in 1943. Kokalari was the first female writer of Albania. After a short involvement in politics during World War II, she was persecuted by the totalitarian regime in Albania, and not allowed to write anymore. She died in poverty and complete isolation.

Klara Buda
Kesollja Pallat Musine Kokalari

Kësollja ku jetoi dhe vdiq Musine Kokalari, Arshiva e Shtetit Tirane, Janar 2016 KBP

Musine Kokalari

flakërimë poetike…

Kjo kësollë e ftohtë mirditore,

Kujtimet e fundit t’i mban.

Shënjën e vendit,

Ku zjarrin e ndeze drejt e në tokë,

Mungesen tënde e qan.

Dhe koha ka ngrirë,

Drita jote, ka zbehur dimrin e ftoht’

Sheshi ku ka qene dikur Kesollja e Musine Kokalarit, Janar 2016

Sheshi ku ka qene dikur Kesollja e Musine Kokalarit, Janar 2016 KBP

Zjarrmi i pasionit tend,

Kësollen mban ngroht.’

Kësollja – pallat është aty,

Shëmbull për Ata, sot!

Që Intelektualë, lehtë prej varfërisë së tyre veçohen!

Se parimin se shkëmbyen me lugën e artë!

E preferuan baltën,

Ndaj shpirtit të përbaltë!

Klara Buda New York, 17 Janar 2016
“Unë s´jam fajtore. S´jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni RILINDJEN”.
“Komunistët më varrosën për së gjalli, se nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s´jam fajtore…”.
“Besa, shpresa, dashuria, ato pra na lartësojnë. Përçarja dhe marrëzia na poshtërojnë dhe na mjerojnë”.
“Ka qenë gjithmonë mendimi se: për vendin mendon i madhi, për një zonë, beu ose bajraktari, dhe për një shtëpi mendon babai. Në të vërtetë asnjëri nga këta nuk mendon, thjesht bëhet e veprohet ashtu si duan ata.”
“Liria e shtypit është arma e shëndoshë për zbatimin e drejtësisë që mbron barazinë e të gjithëve përballë ligjit, mosgrabitjen e tokës prej të varfrit që shtrëngohet të marrë borxh.”
“Liria e shtypit lufton ryshfetin. Në qoftë se disa herë në të shkuarën është lejuar liria e shtypit, ka pasur për qëllim të hutojë njerëzimin me anë të polemikave dhe nga ana tjetër të veprohet si u pëlqen drejtuesve’.”
“Liri mendimi është të harmonizosh të ndreqësh gabimet, të kritikosh me vend vetëm atëherë kur përballë këtyre të kesh një ide tjetër dhe ta tregosh atë. Sepse nëse e kritikon dhe të mos japësh mënyrën se si bëhet, do të thotë se vepron kundër interesave të të gjithëve e për interesin tënd personal, duke përhapur ide anarshiste.”
“… Janë korrente shoviniste të gjitha ato që kanë për qëllim paditurinë e masës për të sunduar vetë, për fitim personal në dëm të vendit”
Citate nga Musine KOKALARI, përzgjodhi Shqiponja Duro.