65 jetori i lindjes – Hajrie Rondo

“Cili e ka harruar “tisin nervor” në fytyrën e gruas,tek filmi “Nentori i Dytë”, thyerjen e shtemës së ujit, kur burri që e shoqëronte plakun e flamurit Ismail Qemali, i përvëluar etjes përball kroit të mbushur me gra që mbushnin ujë, tha, “nuk me njihni moj gra? Jam Lym Kepi […]!Ajo është Tana Çajupiane, që e ndërtoi shtëpinë e lavdisë së vet, vet, pa tulla partish, pa trarë shteti, pa tjegulla klanesh…

Petraq Kote

Tirane, 1 mars 2016…

“Mjeshtres së Madhe të Punës”, Hajrie Rondo Veizi në 65 vjetorin e lindjes.

“Cili e ka harruar “tisin nervor” në fytyrën e gruas, tek filmi “Nentori i Dytë”, thyerjen e shtemës së ujit, kur burri që e shoqëronte plakun e flamurit Ismail Qemali, i përvëluar etjes përball kroit të mbushur me gra që mbushnin ujë, tha, “nuk me njihni moj gra? Jam Lym Kepi […]!

Ajo është Tana Çajupiane, që e ndërtoi shtëpinë e lavdisë së vet, vet, pa tulla partish, pa trarë shteti, pa tjegulla klanesh… “…përgjigjen e keni marrë”, thoshte Salvador Dali më 1979 për madhështimin e njeriut “artist”, “do të ishte krijimi i një personazhi publik me anë të deklaratave, ekzagjerimeve, mistifikimeve si ajo që pretendonte se stacioni i trenit në Perpignan, të Francës është qendra e universit”… A nuk u bënë shumë njerëz publikë si stacioni i trenit në Perpignan që pretendonte “qendrën e universit” këtu në Fier, këtu në Shqiperi?! Po.

…se koha ecën, vrapon (në fakt jo, por ne e kemi pranuar!), o Zot, dhe ne mendojmë se ecim, vrapojmë me të njejtin vrap të saj! Pastaj ajo behet moshë dhe sa e rënde, por sa i lehtë akti i të parit i asaj rëndese të madhështisë ose vogëlsisë së lavdisë së njeriut!…
E, une kam parë asaj rëndese, Hajria eshtë te lavdia e Madhe.

…Ishte atehëre kur Hajria mberriti tek të 50- tat, festonim në hollin e Teatrtit Bylis, në Fier. Turmë e morishme, turmë e brohorishme, e, mes tyre buzeqeshje të zvarrta, te lëpirta “artistësh”, pusht- etaresh minorakë, politikanësh shterpistë.

E, mua erdhi e më tha atij çasti, Holderlini i madh i gjermanëve të poezisë, më tha atë që i kishte thënë më shumë se një shekull më parë edhe Beherit:

“…mik i dashur, do të them dy fjalë por mos u tut,

sa mirë është kur rri në bisht në nevojtore,

sheh përsipër yje dhe poshtë, mu*!”,

e duke ikur, shtoi, “…ti, nuk ke fjale?
“Kam”, i thashë, “kam këto”:

E kishim një Dikurje,
pjesë virgjërie
ku gdhendur rri baladshëm,
një grua Shqipërie…
E kemi një të sotme,
panteon mesie,
ku ndrin e përndrin,
ylli i artit- Hajrie.

Dikurja e Sotmja
balada… Hajrie…
për posht bot’ e mu*-rave,
per lart; Madheshtie…
Nuk iu desh shumë aktorit deri atëhere pa famë Antony Queen tek “Old Man and the Sea”, filmi i bazuar tek tregimi me të njëjtin titull i Ernest Hamingway-it, të bëhej Div i kinemasë botërore, hollësia e përplasjes së dorës së mpirë mbi dërrasën e varkës së lodhur do të ngelet si realizim i rrallë në kinema. Nganjëherë ajo që ndgelet është një hollësi. Por hollësia e bën artin, dhe arti nuk është më një hollësi. “Tisit nervor” në fytyrë, në karakterin e gruas së Lym Kepit, i realizuar nga Hajrie Rondo, do të ngelet ndër perlat e kësaj aktoreje dhe të kinemasë shqiptare.

Filmografia

2009 –- Ne dhe Lenini…………………………………………………………………….Semihaja
2008 — Dhimbja e dashurisë
2004 — Tifozët…………………………………………………………………………..Frosa,nëna e Aristotelit
1999 — Borxhliu (Film Tv)………………………………………………………………..Fija
1997 — Dashuri me krisma (Film Tv)…………………………………………………….Zenepja
1996 — Gjithë fajet i ka paraja (Film TV)………………………………………………..Bashkëshortja e Zeqo Pilafit
1988 — Pesha e kohës……………………………………………………………………Evanthia
1987 — Një vit i gjatë……………………………………………………………………Donika Saro
1987 — Përrallë nga e kaluara…………………………………………………….Tana
1984 — Kush vdes në këmbë……………………………………………………………..Lina,bashkëshortja e Petro Nini Luarasit
1983 — Një emër midis njerëzve…………………………………………………………Nëna e Avniut
1982 — Nëntori i dytë…………………………………………………………………….Bashkëshortja e Lym Kepit
1981 — Agimet e Stinës së Madhe (Film TV)………………………………………Xifja,bashkëshortja e Bunac Saliut
1980 — Vëllezër dhe shokë……………………………………………………………….Mara
1972 — Yjet e netëve të gjata……………………………………………………………Njëra nga gratë që bëjnë triko