Paris, 27 korrik, 2017
Suksesi i përkthimit është kur nuk të duket se po lexon përkthim. Dhe këto poezi kaq të veçanta të Jehuda Amichai-t, në përkthimin e Gëzim Bashës, tingëllojnë aq bukur shqip, sa duken sikur janë krijuar në shqip. Ato janë shqipëruar. Do ti gjeni në Klarabudapost me pikatore, një nga një.
Ata i ndanë
Kofshët e tua nga ijet e mia.
Me aq sa di, unë mund te them, dukeshin
mjekë. Te gjithe ata.
Ata na prenë
nga njeri tjetri. Me aq sa di, unë mund te them,
qenë inxhinierë.
Gjynah se ne ishim nje shpikje e bukur: aeroplan
i sajuar nga nje burrë dhe nje grua,
me krahë e gjithcka;
Ne madje e lamë
dheun për pak.
Ne madje fluturuam.
TE THUASH NDRYSHIM ESHTE SI TE THUASH DASHURI
U bë kohë e gjatë bashkë s’jemi parë
S’kam marë une prej teje as dy gisht kartë
Një pusullë zyre te qe, por dhe zyrat
Emrin ma haruan, haruan se jam gjallë.
Vegla e perteritjes ende këndellet
Mes kembeve te mia…shkoj gjatë, s’mban më
pa ndjerë ëmbelsinë e letres sate, syte e mi mbi të.
Ne s’ndenjëm sa duhej t’a ngrinim vetë
Një monument për dashurinë.
Tani koha ja zë vendin kohës
trishtimi i ndron njerzit si të qenë roba
Fytyra jote serioze ta ndan jetën në riska
Çdo riskë mban nje tjetër burrë brenda.
Dikur ne folëm bashkë për ndryshimet
Të thuash ndryshim është si të thuash Dashuri.
YA
Yehuda Amichai, është emri artistik i Ludwig Pfeuffer, lindur në 3 Maj, 1924 në Würzburg, Gjermani. Ai është një poet izraelit i gjuhës hebraike, që zë një vend të rëndësishëm në letërsinë izraelite të shekullit të tij. Vdiq më 22 shtator 2000, në Jerusalem.
Shqipëroi nga anglishtja Gëzim Basha, Wisconsin, shtator, 2010
© Gëzim Basha ( dhe si kortezi e tij)
Botohen për herë të parë nga klarabudapost.com