Forca e zakonit…

Forca e zakonit shumon mundësinë,
E mbyt!
Orakulli të buzëqesh:
Fryt i zakonit tënd, do të jesh!

Klara Buda
Paris, le 8 juin 2024

Gazetar

Dikur isha krenar,
Si gazetar,

Hap sytë,
pi kafenë,
pa frikë, pa frikë,

Diell, shi edhe dëborë,
ti veç shtypin mban në dorë.

Rituali shumëvjeçar,
të jep formë,

ta nis ditën mbarë!
Edhe sot!

Është mallkim apo bekim?
Është pjesë e ADN-së!

Njëherë gazetar,
gjithherë gazetar!
Ditëmbarë!
Njëherë sharlatan,
gjithherë sharlatan,
Ditëzi!

Zakoni të krijon,

E përforcon apo e shuan ADN-në.
Jeta po ashtu!


Forca e zakonit shumon mundësinë,
E mbyt!
Orakulli të buzëqesh:
Fryt i zakonit tënd, do të jesh!

Ky zgjim, ky zakon,
përfundimisht bekim!

©Klara Buda