FF, Coco, Snuffy dhe Vejusha Apokaliptike

Brenda kundërmonin dy krijesa që dukeshin sikur kishin vdekur në 2006 dhe kishin harruar ta pranonin këtë: Coco dhe Snuffy. Apo ishin aty vetem per te mbuluar nje kundermim tjeter…
M’u ngjitën menjëherë. Si trauma.

Klara Buda

New York City, 21 mai 2025

FF si FURNISHED Finder

Nju Jorku është qyteti i ëndrrave. Është gjithashtu qyteti i mashtrimeve, fantazmave, Broadway-t, koktejeve 25 dollarëshe dhe “shtëpisë ideale” që nuk gjendet kurrë. Ose më saktë, që nuk gjendej kurrë deri në zbulimin e FURNISHED Finder, platform mqgjike qe premton strehim të mobiluar dhe komod për profesionistë që udhëtojnë, por mbi të gjitha të sigurt! Në rastin tim, ishte një dhomë “luksoze” me pamje nga një park pa gardh, si ato që vetëm Westchester-i di të ofrojë. Pa harruar një banjë private — në fakt, vetëm derisa vejusha ta rimerrte atë. Sepse, megjithëse kishte dy banjo dhe dy dushe, ajo më paralajmëroi sapo mbërrita se nuk duhej të çuditesha nëse e gjeja ndonjëherë në dushin e dhomës sime, sepse kishte nostalgji për të. Mendova se nuk kuptova mirë dhe e lashe te vazhdonte pa pyetje. Ajo fliste shpejt me nje fluks te panderprere.
Në njoftim shkruhej: “Shtëpi e bukur prej guri. Kopsht i ngrohtë. Bashkëbanues i qetë. ASNJË KAFSHË.” Në të vërtetë duhej të shkruhej: “Vejushë e ‘vet’-liruar së fundmi nga burri (vendi i kufomës: i panjohur). Zia e saj shprehet më së miri: lakuriq, duke qarë në dushin tënd privat.”
Bonus: dy qen që kundërmojnë në çdo cep të shtëpisë si braktisje emocionale dhe urinojnë vetem mbi tapet. Në fakt, katër ditët dhe netet pa gjumë që kalova atje… vejusha jetoi me mua. E quanin Dorothy. Apo Doris. Apo… Dreqi Vetë. Le ta quajme D. Si lady D minus sharmin.
Më priti me cake në një kostum të zi businesswoman dhe me një kontakt sysh që zgjati një shekull.
“Ai gjithmonë i donte me arra dhe rrush të thatë,” psherëtiu, duke vendosur tabakanë mbi tavolinën me dantellë.
“Ai e donte aq shumë rrushin e thatë… para se të mbytej me një prej tyre.” Unë qesha. Ajo jo. Por shpejt, para shikimit të saj agresiv, buzëqeshja më ngriu në buzë. Shtëpia ishte vertet e bukur, me një flamur qe valvitej në çatinë e saj, vetëm në të, në një rreth aq sa të kapte syri. Kopshti kishte drita të varura si në përralla, një lëkundëse të ndryshkur, dhe atë që tani e kuptoj nga përmasat, një varr i cekët. Kur them shtëpia ishte e bukur, e kam fjalën nga jashtë. Se brenda…
Brenda kundërmonin dy krijesa që dukeshin sikur kishin vdekur në 2006 dhe kishin harruar ta pranonin këtë: Coco dhe Snuffy. Apo ishin aty vetem per te mbuluar nje kundermim tjeter…
M’u ngjitën menjëherë. Si trauma.

Unë i dua kafshët. Bëj donacione për strehimore për to. Dhe ndonjëherë kam lëshuar lot para ndonjë reklame të Petfinder. Gjithashtu — fakt i fshehtë profesional — unë jam veterinere e diplomuar, madje, summa cum laude. E kisha lënë atë karrierë fisnike për një alergji banale, prej qimeve të qenve dhe maceve…
Dhe kësaj rradhe ishin doubel dy 🙂 Dy qenë dhe dy : PET Finder & FURNISHED Finder…Po erës si do t’ja bëja?  follow…

(C) Klarabudapost