U dha Dorëheqja ?

Respektoi edhe ata që nuk të duan më, në krye.
De Gaulli dëgjoi «jo»-në dhe u largua. Mandela nuk kërkoi mandat të dytë. Largimi nuk ua fshiu historinë.
Ka një çast kur fitorja matet me atë që nuk pranon të bësh për të qëndruar.

Klara Buda
Imazh humorist, IA.

Paris, më 22 tetor, 2026.

Të kthesh mandatin para se të të shqyejnë derën. Të vësh firmën e largimit, aty, ku dje jepje urdhra. Pastaj të ngrihesh. Karrigia mbetet*. Ti merr me vete emrin, emrin e atij që refuzon të vrasë fëmijët = Dorëheqje!

Edhe nëse beson se rruga jote është më e drejta, mos rri me zor. Besimi yt nuk ta bën pushtetin pronë. Respektoi ata që nuk të duan më, në krye të Shqipërisë.
De Gaulli dëgjoi «jo»-në dhe u largua. Mandela nuk kërkoi mandat të dytë. Largimi nuk ua fshiu historinë, që u mbijetoi, edhe për faktin se ditën të ikin në  çastin e duhur. Ky çast për ty është tani!
Ka një çast kur fitorja matet me atë që nuk pranon të bësh për të qëndruar. Nëse nuk e bën për popullin tënd, bëhe për vehte, për të ruajtur një reze drite brenda teje!

Dil vetë, me hapin tënd.

Nuk të lënë të ikësh?  Mbetet fakti se : vdekja është më e hidhur pasi e ke mbjellë vdekjen dhe me të urrejtjen. Mos bjer në këtë hendek!
Diktatura ka lënë emra që ende thuhen me zë të ulët. Rikthimin e saj nuk do ta falin…

Ne jemi një popull i vogël! Asnjë jetë e humbur nuk do të falet.

Ka akoma kohë: jep dorheqjen!

Dorëheqja nuk është humbje kur, për të ruajtur postin, duhet të humbasësh veten.

—

*Nuk e ke marrë me tapi!

#Dorëheqja #Dinjitet #PërgjegjësiPolitike #Demokraci #Llogaridhënie #Protesta #KundërDhunës #Drejtësi #Shqipëria#shqipëria

Poesi

©klarabudapost.com