Boston, 17 Mars, 2016 @ 11:12
Dituria ime s’është vetëm ajo në mendje,
Në kujtesën time për gjërat mbarë.
Është edhe ajo në një tjetër gjendje,
Nëpër libra, traktate dhe studime shpërndarë.
Në kujtesën time për gjërat mbarë.
Është edhe ajo në një tjetër gjendje,
Nëpër libra, traktate dhe studime shpërndarë.
Këtë dituri e kam në bibliotekë,
Në këtë zgjatim të mendjes jashtë vetes.
Këto dy dituri i mbaj në jetë
Gjysma plotësuese të njëra-tjetrës.
Në këtë zgjatim të mendjes jashtë vetes.
Këto dy dituri i mbaj në jetë
Gjysma plotësuese të njëra-tjetrës.
Në këtë lidhje diturie njerëzore
Ato kuptohen mes tyre aq mirë,
Dhe japin e marrin kësodore
Si dy enë komunikuese me rrjedhje të lirë.
Ato kuptohen mes tyre aq mirë,
Dhe japin e marrin kësodore
Si dy enë komunikuese me rrjedhje të lirë.
Dhe kur një ditë të më shuhet drita,
Dituria ime tok me mua nuk do vdesë.
Kërkojeni dhe do ta gjeni të zbritur nëpër libra
Diturinë time të simes kujtesë.
Dituria ime tok me mua nuk do vdesë.
Kërkojeni dhe do ta gjeni të zbritur nëpër libra
Diturinë time të simes kujtesë.
Botuar për herë të parë në Klarabudapost, 17 Mars, 2016