Poesia e stilit intimist
30. 4. 2015
Të të rishoh kam qenë i dëshiruar,
Një kohë të hershme ta ktheja përsëri,
Kur bisedonin kthjelltazi dhe shtruar
Çiltërsia jote me timen pjekuri.
Të shquaja në metamorfozën tënde
Nga ty ç’ka mbetur ende nga ajo stinë,
Me të pastaj të ulesha tërë ëndje,
Të flisnim si dikur për poezinë.
Po ty s’të shkon ndërmend kudo që je,
Që dikush me nderim e kujton prore
Atë të dëlirtën vajzë dikur atje
Me lumturinë e moshës nëpër audidore.
Në ç’dhera hemisfere e shkon jetën,
Në ç’postë elektronike të të nis
Dhe unë pjesën time të patretur
Nga ajo kohë e mbetur largësish?
Titulli original DUKE TË KUJTUAR
Ish-studentes K.B.
intimist
-
1: of, relating to, or practicing intimism
-
2of fiction : dealing chiefly with intimate and private especially psychological experiences
…the peculiarly modern feeling of individual helplessness that the war brought into … people’s consciousness, and it made sense of that emotion as theintimist novel does not as a rule — Anthony West