Chappaqua, 28 prill, 2019
(mbresë kushtuar K. B)
Zëri…
Dhe sy të trishte inofensivë,
Por e frikëshme,
Tek zbuloja një person unikal pa lajle lule,
Menderisht sfidues.
Sa e fisme aq e hijshme
Në atë bisedë të thjeshtë,
Në « Jardin du Roi »,
Ti heshturazi gumëzhite,
Tek derdhje nga çdo gjë thelbin,
Trashëgiminë e një fisi, një familjeje,
Të vetes.
Më deve me atë aromë.
Dhe zëri…
Ah zëri !
Është ai që më vjen në kujtesë
Zëri si fytyrë dhe siluhetë, zëri…
Emil Asdurian
Në « Jardin du Roi », Chappaqua, prill 2019