“Dafinat e thara” të Trebeshinës, një dhuratë më shumë se simbolike për autorin, më 8 gusht, nga Botimet Buzuku, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së disidentit e shkrimtarit më të madh (të heshtur) shqiptar, Kasëm Trebeshina, por edhe për lexuesin e paanshëm, i cili po shërohet nga sindromat e letërsisë së imponuar! Të 420 faqet e librit shpalosin fenomenin Trebeshina: luftëtarin pa epoleta, shkrimtarin e mohuar, humanistin e (pa)heshtur, filozofin e vonuar, disidentin e papranuar!