Autori i Obeliskut të Dritës Arsimore, një pedagog që do të kujtohet

“Emri është si kamardare, fryhet pastaj ooop mblidhet…”SP

U nda nga jeta skulptori Stefan Papamihali!

Hapim me këtë rast rubrikën “kujtime të gjalla”, ku një personalitet kredibël fet për vlera të rëna në harresë, nga vrapi i gazetarisë utilitare, aq të rëndësishme për kujtesën kolektive!

Kujtimi i një nxënësi të tij:  Ja si e njohu Gëzim Basha skulptorin dhe pedagogun Stefan Papamihali.

KBP

“Sot pata një ndër ditët më të renda te jetes sime, personaliteti më njerëzor që kam hasur në jetë, poeti i formës plastike, profesori dhe miku i dashur, skulptori Gjirokastrit, Stefan Papamihali, nuk jeton më!
Ngjarje e hidhur jo vetem për njerzit e tij më të afërt, por për këdo që pati fatin ta njohë.
Isha 10 vjeç kur ma hoqi druajtjen në rrethin e piktures në Shtëpinë e Pionierit, duke më mësuar si mprehet kalemi për vizatim…
I durueshëm, i dhembshur, etalon i ndershmërise dhe dinjitetit njerëzor, dashamiresinë e kishte vyrtyt. Njerëz si Stefan Papamihali janë shanz i madh ti njohësh, jam me fat që e njoha.
Obelisku i Dritës Arsimore i Gjirokastrës, skulptura e vetme moderne në Shqiperine komuniste, ishte tërësisht konceptim i tij.
Në rrethet artistike të Shqiperisë, emri i tij diktonte një respekt në dispropocion me shkallën e tij të njohjes. Kjo vinte sepse Stefan Papamihali kishte një modesti të thellë e te brendshme, që herë me kujtonte asketet mistike orthodoksë, e here natyrën skofiare të rilindasve. “Emri është si kamardare,”- me pat thenë shumë herë me humorin e tij tipik, “fryhet pastaj ooop mblidhet.”
Nuk me bëri dot skulptor, por më mësoi të bëhem njeri.”