Një copëz Atdheu
Atdhe, atdhe…
Kapelen që ti me ke punuar nuk e kam më,
As kepucët e shtrembëta që mbajnë baltën e rrugëve të tua s’di se ku i kam hedhur.
Xhaketa jote e fundit,
Prej kohësh mbi shpinë mu vjetërua.
Tani unë të kam ty vetëm në këto rrudha mbi ballë,
Te thinjat e rralla,
Në plagët e freskëta në zemër,
Qe shuhen në mall.
Kortezi M. Pasko, Mangalem, Berat, 2015