Mark Gjonaj – Sfida për një mandat të Ri!

Vote Mark Gjonaj on Tuesday, November 4th!
Gjonaj – është biri i dy imigrantëve shqiptarë, i lindur dhe rritur në Bronx, qe i kushton pasionin e tij të gjitha komuniteteve dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, komunitet qe po e mbeshtet ate fuqimisht, në të gjithë zonën e New Yorkut.

 

Beqir Sina
President Obama and Assamblyman Mark Gjonaj
Duke ecur në lindje përgjatë rrugës Lydig Avenue në lagjen Morris Parkut në Bronx , rrugës që mban edhe emrin e Noblistes shqiptare Nëna Teresa –  ju nuk mund të “kaloni” pa vështruar edhe posterin e fushatës elektorale të Asambleistit të parë shqiptar Mark Gjonaj – përfaqësuesi i Kuvendit të Nju Jorkut – Qarkut të 80-të .
Nga e majta ne te djathte-Beqir Sina, Marko Kepi, Harri Bajraktaraj, Mark Gjonaj e Ismet Kurti

Nga e majta ne te djathte Beqir Sina, Marko Kepi, Harri Bajraktaraj, Mark Gjonaj e Ismet Kurti in Fundraising

Ne kete poster, i cili është vendosur në dritaret e bizneseve, zyrat e shtetit, kryqëzimet e rrugëve kryesore, vitrinat e dyqaneve , dhe muret e pallateve,  lexohet: “Electe Mark Gjonaj –  for Assembly”,   Zgjidh Mark Gjonaj – për Kuvendin e Nju Jorkut “.
Kudo në Bronx të shfaqet portreti i fisnik i asamblestitit të parë shqiptar, me flokët e tij të zeza – krehur mbrapa dhe sytë e tij ngjyrë kafe e ndezur me një kostum të zi ashik dhe këmishë të bardhë, me një pin në jakën e xhaketës që tregon se ai është asambleist.
Në Barnes Avenue në selinë e fushatës Gjonaj – çdo gjë është dekoruar në të njëjtën ngjyrë si posterat e tij – në rrugët e sheshet e qytetit, ku votuesit e tij tani “mezi” po presin edhe marrjen e mandatit të dytë dhe ai vetë është duke të jetësuar mandatin e tij të dytë – për në asamblene e Nju Jorkut – në Albany.
Poster  të shumte  i ftojne për here të fundit  zgjedhësit e tij, që nesër të dalin në votime. Mbasi, banorët e Bronxit – lagjet e Qarkut 80-të, ku asambleisti shqiptar, po shërben tash dy vjet në mandatin e tij të parë – dhe është duke u bërë gati të marrë edhe një mandat të dytë. Qarkut 80-të përfshin Morris Park, Pelham Parkway, Van Nest, Pelham Bay, Pelham Parkway, Norwood, Allerton dhe Van Cortland Valley, qytetaret qe banojne ne kete zone mund shkojnë nesër e te votojnë përsëri Mark Gjonajn, në Asamblenë e Nju Jorkut .
Më shumë postera dhe fotografi mbulojnë muret e brenda selisë Gjonaj, së bashku me copa të “zgjedhura” gazetash ( përfshirë gazetën Bota sot, Illyria dhe Dielli) të cilat, kan shkruar rreth fushatës së tij dhe çmimet të mirënjohjes, marrë prej tij nga organizata të ndryshme vendore . Aty gjenë dhe Formularët për regjistrimin e votuesve Nju Jork, të cilat janë grumbulluar në një tavolinë me broshura informative, që lexojnë disa nga objektivat në fushatën e Gjonajt. Aty shkruhet se ai është fokusuar në rrethin e tij 80-të në Bronx .
Mark Gjonaj, 43 vjeç , bëri histori në mandatin e kaluar, kur mundi Assemblywoman në detyrë Naomi Rivera në zgjedhjet paraprake, Demokratike në 13 shtator 2013 me një diferencë prej 11 për qind . Shqiptaro – Amerikani Mark Gjonaj mundi pra, Riveren – e cila i përkiste një dinastie të fuqishme politikanësh në këtë Qark  e me përvojë të gjatë në politikë.
Kurse, sfiduesi i tij në zgjedhjet e përgjithshme nesër në 4 nëntor , thuhet se është një republikan, i cili “nuk ka as më të voglin shancë’, për të i bërë ballë, demokratit Mark Gjonaj. Simbas, shtypit lokal  ka të ngjarë, që në listë të mos ketë asnjë republikan në Qarkun 80-të, Bronx, ku rikandidon demokrati Gjonaj, nga “frika” e ndonjë humbje të rëndë nga ana e Republikanëve.
Gjonaj – i cili është biri i dy imigrantëve shqiptarë, i lindur dhe rritur në Bronx, i kushton një pjesë të madhe të jetës së tij për aktivitetet e të gjitha komuniteteve, si dhe duke ndihmuar komunitetin shqiptaro-amerikan në të gjithë zonën e New Yorkut. Ai u lind më Arthur Avenue në Zonën Fordham të Bronxit, nga prindër imigrantë shqiptarë, të cilët kishin imigruar dekada më parë nga Reçi i Ulqinit. Pas 10 vjet në zonën Fordham, familja e tij u zhvendos në zonën Pelham Parkway. Nëna e tij punoi si një sanitare në Spitalin Jacobi dhe babai i tij ka punuar si inspektor ndërtimi.
Ai mori detyrën në Asamblenë e Shtetit të New York-ut, më 1 janar 2013, duke sjellë me vete përvojat e tij – si biri i një emigranti – një pronari të biznesit të vogël dhe praktikat e vështira për të jetuar dhe punuar në lagjen Bronx. Ai është i pari Shqiptar i Amerikës, në historinë e emigracionit që zgjidhet me votat elektorale në një detyrë kaq të lart në shtetin e New Yorkut.
Në mandatin e tij të parë si Assemblyman i Qarkut të 80-t, Gjonaj – thuhet se ka ndihmuar shtetin e New Yorkut, të bëjë përparime të mëdha në fushën e mbulimit afatgjatë të sigurimit të kujdesit shëndetësor, të shtetësisë dhe të emigracionit, të shërbimeve të tjera sociale për shtresat e varfëra, duke dhën ndihmën e tij në sistemin e arsimit, dhe atë të shërbimit civil.
Si një Assemblyman i mandatit të parë, në shtetin e New Yorkut, Qarku 80-të në Bronx, Mark Gjonaj – simbas shtypit lokal – ka luajëtur një rol aktiv në Albany dhe në Qarkun 80-të, për të krijuar vende pune dhe të mirë paguar, strehim të përballueshëm për qiramarrësit, arsim cilësor në shkollat publike, zgjerimin e objekteve të kujdesit shëndetësor në qytet, mbrojtjen dhe sigurinë e lartë në qendrat socialepër të bërë rrugë të sigurta në të gjitha lagjet, dhe një cilësi më të mirë e jetës për të gjithë komunitetet.
Gjatë fushatës së tij, Assemblymani Gjonaj – ka premtuar se përsëri në mandatin tjetër, ai do të jetë i pranishëm në të gjitha ngjarjet e planifikuara në Qarkun e 80-të, duke u gjendur pranë të gjitha komuniteteve, indianëve, Jews, kinezve, rusve, shqiptarëve, hispanikëve, atyre me ngjyrë, arabeve, italianëve dhe të tjerëve.
Në një fjalim entusiast, para dhjetëra mbështetësve të tij në Restorantin Don Coqui, City Island Bronx NY, ne 28  Tetor 2014 – në mbyllje të fushatës së tij ai tha, se do të donte të falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre në fushatën për rritjen e fondeve. “Në fund të fundit, tha Gjonaj – një zyrtar i zgjedhur nuk është asgjë pa mbështetjen e komunitetit, ku ai është zgjedhur, po qe se ai nuk është i lidhur me hallet e problemet e zgjedhësve të tij. Unë jam i kënaqur për gjithëçka kam bërë, gjatë këtij mandati për ju dhe duke punuar së bashku me ju “.
Zgjedhja e tij në mandatin e parë, i ka bërë jashtëzakonisht krenar të gjithë shqiptarët në Amerikë, madje edhe ata në vendlindjen e tyre, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëri, e kudo që janë.
” Për shqiptarët, kjo do të thotë shumë, sepse për shumë kohë ne nuk kemi pasur dikë që të na përfaqësojë. Mark Gjonaj, patjetër që është krenaria jonë tani në Albany”. Komuniteti shqiptar, është dashur të kontribuojë, në çdo fushatë për të zgjedhur shqiptarë  të tjerë, në Nju Jork, për të pasur mbështetjen e tyre, tani ne kemi një përfaqësues të larte në Albany nga mesi ynë, kemi Mark Gjonaj, në Kuvend, që mund të flasi edhe për komunitetin tonë ” thotë Harry Bajraktari,  botuesi i parë i gazetës shqiptaro amerikane Illyria.

« Zgjedhja e Mark Gjonajt në një instancë kaq të rëndësishme të legjislativit të shtetit të New Yorkut, nuk është vetëm arritje e Shqiptaro Amerikanëvë në Shtetet e Bashkuara, por është një arritje për të gjithë shqiptarët në mbarë trojet tona. Në asnjë vënd tjetër të Europës apo të Botës, nuk ka një shqiptar ethnik që të jëtë në një pozicion kaq të lartë », vlerësoi Klara Buda.

Mark Gjonaj Elliot Engell, Ymer Jaka
Kongresmeni demokart i New Yorkut, Elliot Engel,  i cili mori pjesë në natën e mbylljes së fushatës Gjonaj për mbledhjen e fondeve, u shpreh se ai po e mbështetëse fuqishëm asambleistin Mark Gjonaj – edhe në një mandat të dytë, sepse: “Prej kur ai u zgjodh për herë të parë, unë kam patur shumë besim se Marku do të jetë një përfaqësues i mirë i zërit tuaj në Albany – dhe se ai tashmë është njeriu i duhur edhe për një mandat tjetër për të gjitha komunitetet në Bronx” tha Engel – duke shtuar se si i pari asambleist shqiptar, në New York, unë dhe Mark Gjonaj – kemi qenë present në shumë ngjarje të komunitetit shqiptar”.
Ndërsa, edhe zyrtarët e tjerë lokalë e kanë vlersuar punën e Mark Gjonaj në Kuvendin e Nju Jorkut, Qarku 80-të në Bronx – Nju Jork, Kontrollori i Qytetit Scott Stringer, ka thënë se “Ju sot nuk po mbështesni vetëm një asambleist të New Yorkut – por ju po mbështetni atë sens që ka Mark Gjonaj – për të ju përfaqësuar ju, në qytetin tonë”