21 mars, 2025
Një cikël poetik për Jetën, nënën time Jeta Buda
2
Nuk është gjithmonë zëri që mbetet.
As fotografia.
As sendet.
Është një aromë që ngjitet në tekstil,
Pastaj gdhendet në kujtim, në gjak.
Një gjurmë e padukshme që të ndjek kur s’je gati.
Një jetë që s’të kërkon të qash —
por të kujtosh.
Me gjithë trupin.
Me gjithë shqisat.
©Klara Buda