Sa herë në udhëtime ti më përmend rrezikun,
Se shpejtësia për mua është adhurim i vjetër
Unë kam kapriçion dhe ti këshillën,
Kalojmë një rrezik dhe presim udhëtimin tjetër
Nesër së bashku do të kryejmë një rrugë
Do të shkojmë diku,
Do të ndalim më tutje…
Aksidentin me ty e ndan, një puthje.