Paris, më, 15 shkurt 2026
Po aq i rëndësishëm dhe qendror sa krimi dhe prona,
ky monument i marrëzisë urbane nuk ka pse të shëmbet.
Do të qe më mirë të ishte ndërtuar
në formën e një lavatriçeje.
Qyteti nuk ka nevojë për dinamit,
por për një makinë që rrotullon pafund.
Pasuri, heshtje, faj,
derisa gjithçka të dalë e pastër
dhe askush të mos dijë më
nga erdhi njolla…
Harku i kafkës.
Tambur lavatriçeje.
Kulla në fotografi, e njohur si Tirana’s Rock, ngrihet 85 metra në qendër të Tiranës. Projekti i jep trajtën e bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë. Por emri që projekti i jep një fasade nuk e përcakton përfundimisht atë që kalimtari sheh në të. Në media është ngritur pretendimi se tiparet e fasadës janë marrë nga portreti i kryeministrit Edi Rama, të cilin një militante e Partisë Socialiste, admiruese e tij, e ka quajtur publikisht «Skënderbe».
Në përfytyrimin kolektiv, përkrenarja është një nga shenjat më të dallueshme të figurës së Skënderbeut. Mungesa e saj në fasadë e lë fytyrën të hapur ndaj një leximi tjetër. Prej këtej lind pyetja që i jep shkas poezisë Portret si fasadë.
Mund t’i japësh çfarëdo forme një ndërtese, por nëse ajo shërben për pastrimin e parave të pista, njerëzit do të shohin aty vetëm një lavatriçe.
version française
Copyright kara buda CC


Në asnjë kronikë apo vepër kushtuar Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar, nuk paraqitet një portret i tij pa përkrenare.