Komunikatë Shtypi mbi Voyage entre Illyrie et Albanie Via Egnatia

 Një libër i domosdoshëm Gjatë dekadave, ka pasur përpjekje sistematike për të zvogëluar ose mohuar rrënjët e krishtera të shqiptarëve. Nëpërmjet këtij libri, paraqiten fakte të dokumentuara që dëshmojnë se shqiptarët nuk janë vetëm trashëgimtarë të një kulture shumëfetare, por gjithashtu bartës të një identiteti të lashtë të krishterë po aq të lashtë sa ai i rumunëve apo grekëve.

KBP
Voyage Entre Illyrie et Albanie Via Egnatia disponibël në France Shqipëri Kosovë dhe në Botë

Voyage entre Illyrie et Albanie & Via Egnatia

(Udhëtim përmes Ilirisë dhe Shqipërisë përgjatë Via Egnatia)

I disponueshëm në botë më Prill 2026

Një dëshmi historike dhe vizuale mbi trashëgiminë e krishterë të shqiptarëve

Libri Voyage entre Illyrie et Albanie par la Via Egnatia është një vepër unike që hedh dritë mbi trashëgiminë e krishterë të shqiptarëve (në territorin e Shqipërisë të Kosovës dhe të gjithë hapësirës së banuar prej tyre në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi), duke e vendosur atë në një kontekst të gjerë historik dhe kulturor. Ky botim, rezultat i 20 viteve kërkimi, studimi dhe udhëtimi, përmban 340 faqe dhe mbi 150 fotografi ekskluzive. Ai paraqet për herë të parë një panoramë të dokumentuar të rrënjëve të krishtera të shqiptarëve.

Në qendër të këtij libri qëndron një frazë e apostullit Pal në Letrën drejtuar Romakëve: “…kështu, që nga Jeruzalemi e deri në Iliri, e kam shpërndarë tërësisht Ungjillin e Krishtit.”

I nisur nga ky testament shpirtëror, libri eksploron themelet e para të krishterimit në Iliri, përfshirë kishat e hershme, bazilikat dhe komunitetet e para të besimtarëve që u shfaqën që në shekullin I pas Krishtit, duke filluar në qytetin bregdetar të Durrësit.

Një nga dëshmitë më të rëndësishme të kësaj trashëgimie janë dy Kodikët e Purpurt të Beratit, Beratinus 1 dhe 2. Këto dorëshkrime të rralla biblike, ndër thesaret më të vjetra e njerëzimit, trajtohen hollësisht në libër. Përkundër fakteve të pasur dhe të pamohueshme, sot, trashëgimia e krishterë e shqiptarëve ndodhet nën kërcënim, pikërisht si pasojë e mungesës së studimeve të kësaj natyre.

 Përse ky libër është i domosdoshëm?

 Gjatë dekadave, ka pasur përpjekje sistematike për të zvogëluar ose mohuar rrënjët e krishtera të shqiptarëve. Nëpërmjet këtij libri, paraqiten fakte të dokumentuara që dëshmojnë se shqiptarët nuk janë vetëm trashëgimtarë të një kulture shumëfetare, por gjithashtu bartës të një identiteti të lashtë të krishterë po aq të lashtë sa ai i rumunëve apo grekëve.

Libri shërben si një dëshmi historike se janë pikërisht shqiptarët që e ruajtën këtë trashëgimi dhe mbështet të drejtën e tyre së bashku me kombësitëe tjera, për të ruajtur dhe menaxhuar këto monumente. Kishat dhe manastiret e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, nuk janë thjesht objekte arkitekturore të një grupi të caktuar, por pjesë e pandashme e historisë së përbashkët të shqiptarëve.

Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të ndjekë narrativën që synon t’ua akordojë këto pasuri në Kosovë ekskluzivisht serbëve, duke injoruar faktin se këto monumente jo vetëm janë ndërtuar nga vetë shqiptarët, por janë ruajtur dhe mbrojtur nga ata në shekuj.

Një vepër shkencore dhe artistike

 Libri nuk është vetëm një analizë historike, por edhe një përvojë vizuale e pasur. Fotografitë e tij unike sjellin një vështrim të ri mbi monumentet, sidomos në Kosovë e Maqedoni, që shumë prej nesh i njohin vetëm nga rrëfimet fragmentare dhe ekskluzivisht serbee slavo maqedone. Askush nuk e di ndoshta edhe në Kosovë që manastiri i Gracanicës aq i promovuar si trashëgimi e serbëve në Kosovë, ngrihet mbi rrënojat e një kishë primitive të quajtur Zija e Mirë, ndërtuar nga banorët autoktonë, shumë përpara ardhjes së serbëve në gadishullin Ballkanik.

Për ata që duan të thellohen më tej, bibliografia e pasur dhe burimet e referencave ofrojnë një bazë solide për studime të mëtejshme.

Ky botim është një homazh për identitetin evropian të shqiptarëve, duke treguar se Shqipëria dhe Kosova nuk janë thjesht vende që ndodhen gjeografikisht në Perëndim, por ato janë pjesë e pandashme e historisë së tij shpirtërore dhe kulturore.

 Një libër, jo vetëm thesar i së kaluarës, por një armë për të mbrojtur të ardhmen. Disponible në France dhe monde entier (gjithë botën) 2026.
Librairie France dhe në Fnac : https://bit.ly/4fi6QKW
Në Amazon : https://bit.ly/3OWkrwJ

Çmimi publik dhe AMAZON 79 €

Çmimi për antarët e INSTITUT FRANÇAIS D’ÉTUDES ALBANAISES  dhe miqtë e shqiptarëve  55 €

DISPONIBILITE PERMANENTE PRANË LIBRARISË BLANQUI :

85 Boulevard Auguste Blanqui , Paris, France, 75013

Téléphone France 01 71 97 80 89

Contact Presse :

BILINGUE Éditions
Email : Info@bilingue.net

Téléphone France :+33 6 95 13 34 08

Téléphone France & WhatsApp : +33 (0) 6 82 03 02 75

#UdhëtimNëIliriDheShqipëri #ViaEgnatia #TrashëgimiaEKrishterë #HistoriaShqiptare #KodikëtEBeratit #IdentitetiEvropian #LibërHistorik

#VoyageEntreIllyrieEtAlbanie #ViaEgnatia #TrashëgimiaKristiane #HistoriaShqiptare #KodikëtEPurpurt #IdentitetiEvropian #LibërHistorik

©klarabudapost.com

CC cito klarabudapost