Presidenti Francez Jaques Chirac dhe Kosova

Presidenti Shirak : “(…) Sot ne Kosove ne jemi ne nje situate afersisht te te njejtes natyre. Gjithsejcili e sheh mire qe ka nje nderhyrje brutale nga ana e Serbëve që shkakton exodin e kosovareve, që shkakton konfliktet, te vraret, te plagosurit, se egziston ne realitet nje vullnet i pastrimit etnik, që po perseritet. Kjo gje eshte e papranueshme nga ne perendimoret dhe per pasoje duhet te marre fund. (…) Në këto kushte Franca ka nje pozicion te thjeshte ne kete çeshtje: në rradhe te pare duhet te perdoren gjithe mjetet e presionit te nevojshem, duke perfshire dhe mjetet ushtarake, per te vendosur paqen. Vendimet e para të NATO-os u morren ne kete frymë, gje qe korrespondon me pozicionin Francez, natyrisht dhe me domosdoshmerine…”

KBP
RFI – la seule question posée au Président Jacques Chirac © courtesies AFP

Përshëndetja e vecantë e Rugovës në Paris « L’indépendance du Kosova !».

Nga Arshiva

13 Qershor, Paris, 1998

Gjatë turneut të tij në Europë Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u prit, të shtunën më 13 të Qershor, nga Presidenti Francez Jaques Chirak (Zhak Shirak) në selinë e tij, në Pallatin Elise, në Paris.

Tema a e bisedimeve, siç mund të kuptohet, ishte zhvillimi i situatës së tanishme në Kosovë dhe qendrimi perëndimor e francez mbi këtë problem. Presidenti Ibrahim Rugova përsëriti kerkesen e tij per te derguar nje force proteksioni nderkombetar ne Kosove, domosdoshmeri ne keto momente kur rrezikohet vete egzistenca e popullit shqiptar te Kosovës.

Në përfundim te takimit që zgjati 45 minuta, në hyrje te pallatit te Elizesë Presidenti Shirak e percolli Presidentin Ibrahim Rrugovën dhe e shoqeroi prane grupit te gazetareve te ardhur me kete rast, duke i lëne radhen, siç e do kortezia, te flase i pari.

Zoti Rrugova a ndjeheni i siguruar nga qendrimi vendet perendimore, që i treguan dhembet Milosheviçit, siç u shpreh zoti Vedrine, dhe a jeni i bindur per nje vullnet te mire Rus?

Në rradhe te pare falenderoj zotin Chirak per kete pritje ne pallatin e madh te Elizese eshte nje dite e madhe per Kosovën, megjithe situaten shume te veshtire per ne. Ne kemi garancine qe perendimi eshte i bashkuar per te shpetuar situaten ne Kosovë.

A ështe e mjaftueshme kjo?

Per te mbrojtur popullin e Kosovës, per te ndaluar exodin e popullit qe vazhdon akoma, per te ndaluar zhvendosjen e popullit brenda territorit te Kosoves, pasi ka 80 000 vete qe jane zhvendosur deri tani dhe mbi 20 000 që kana shkuar tani ne Shqiperi. Nese nuk qetsojme qjendjen, nese nuk behet nje prevencion per situaten ne Kosove mund te kemi nje destabilizim te madh ne te gjithe rajonin, duke përfshirë Shqiperinë, te Maqedonine dhe ndofta edhe Greqinë.

Pjesë nga fjala e Presidentit Rugova, në peronin e Elisesë

Zoti president Rrugova, a shpresoni qe Komuniteti internacional te beje kete rradhe me shume presion mbi Serbine sesa gjate luftes ne Bosnje?

E shpresoj kete pasi ka nje mendim unik mbi problemin e Kosovës.

    A jeni gati te rifilloni dialogun?

Duhet te ndalohen operacionet ushtarake Serbe dhe exodi i popullsise dhe duhet krijuar klima qe do te ndihmonte negociationet, për t’i dhene mundesi negociatave qe te kene sukses. Ne kushtet aktuale eshte shume e veshtire sepse po rrezikohet vete existenca e popullit te Kosovës.

A besoni akoma ne nje zgjidhje nepermjet negociatave?

Duhet gjithmone te gjendet zgjidhje me bisedime, ështe me mire se nje situate katastrofike si kjo ne te cilen ndodhemi. Une mendoj se duhet negociuar, para katastrofes por edhe pas saj. Por tani ne jemi pa asnje proteksion ne Kosove, prandaj dhe une kerkoj proteksionin e Kosovës nga Franca dhe vendet e tjera perendimore.

Më pas, ju luta Presidentit Shirak, te n’a paraqiste pozicionin e Frances, pas takimit te tij me zotin Rrugova?

Presidenti Shirak -Do te doja te rikujtoja ketu, sepse kjo eshte permendur qe qe prej zgjedhjes sime kam deshiruar nje politike teper te ashper per Bosnjen ku situata ishte shume e keqe. Pozicioni i prere dhe i ashper, vendosmeria beri te mundur qe te hapen rruget e paqes; krijimi i forces se nderhyrjes se shpejtete dhe nderhyrja e saj bene te mundur ndryshimin e gjerave.

Sot ne Kosove ne jemi ne nje situate afersisht te te njejtes natyre. Gjithsejcili e sheh mire qe ka nje nderhyrje brutale nga ana e Serbëve që shkakton exodin e kosovareve, që shkakton konfliktet, te vraret, te plagosurit, se egziston ne realitet nje vullnet i pastrimit etnik, që po perseritet. Kjo gje eshte e papranueshme nga ne perendimoret dhe per pasoje duhet te marre fund. Dhe shtoj ketu se nese kjo do te vazhdonte, do te kishte nje rrezik te madh, pasi problemi dhe veshtiresite qe ai sjell do te perhapej ne ansamblin ballkanik. Në këto kushte Franca ka nje pozicion te thjeshte ne kete çeshtje: në rradhe te pare duhet te perdoren gjithe mjetet e presionit te nevojshem, duke perfshire dhe mjetet ushtarake, per te vendosur paqen. Vendimet e para të NATO-os u morren ne kete frymë, gje qe korrespondon me pozicionin Francez, natyrisht dhe me domosdoshmerine. Nga ana tjeter ne deshirojme qe aksionet eventuale ushtarake te aprovohen ne unanimitet, ne gjirin e grupit te kontaktit dhe mendoj se kjo eshte e mundur.

Me behet qefi qe presidenti Jellsin do te prese te Henen zotin Milosheviç, ne menyre qe ky te kuptoje edhe gravitetin e situates edhe vullnetin e fuqive te grupit te kontaktit qe situata në Kosonë te permiresohet. Ne urojme qe vendimet te merren edhe ne gjirin e keshillit te sigurimit nga buron edhe mbeshtetja e menjeheresme qe ne i kemi bere rezolutes qe kerkon autorizimin e keshillit te sigurimit per te reaguar ne menyre ushtarake nese del nevoja. Kete te djele do te behen veprimet e para, te Henen do te zhvillohen bisedimet midis Jellsinit dhe Milosheviçit, dhe shpresoj se do te arrijme ndalimin e armiqesive dhe agresionin e Serbeve ne Kosove, ne te kundert do te perdoren te gjitha mjetet duke perfshire dhe ato ushtarake, perfundoi Presidenti Shirak.

Në fund te takimit Presidenti Rugova u largua duke i salutuar gazetaret me përshendetjen e tij origjinale: « L’independance du Kosova !».

Palais de l’Elisee, 13 qershor, 1998.