A fshihet një qëllim hegjemonie i Turqisë në Ballkan?

Ahmet Davutoglu, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se Turqia është duke punuar për rilindjen e kulturës turke në disa vende të Ballkanit. Mes tyre ai përmendi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën.

“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“. Ahmet Davutoglu

 

 

KBP
Përkrenarja e Gjergj Kastriotit në Vienë

Lexues të  nderuar të Gazetave “Fakti” në MaqedoniPerqasje.com dhe Klarabudapost.com

“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos në Maqedoni, Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“.

shkas për të hapur këtë temë, ishte kolona e kolegut dhe shkrimtarit shqiptar, Halil Matoshi, i cili ngriti një problem themelor që ka të bëjë me vendosjen  e kritereve reciproke midis shteteve, sidomos kur etnitë e ndryshme bashkëjetojnë në shtete jo Amë, siç janë psh. shqiptarët dhe turqit.

Duke zbërthyer idenë e vendosjes së këtyre kriterev, Matoshi fillimisht i referohet një deklarate të kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, gjatë një vizite në Shkup, i cili deklaroi se Turqia është duke punuar për rilindjen e kulturës turke në disa vende të Ballkanit. Mes tyre ai përmendi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën.

“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“.

Reagimi racional shqiptar duhej të ishte shumë më gjeneroz, pra edhe më i sofistikuar.

Nëse sipas Davutoglu (libri “Thellësia strategjike”) Turqia moderne – sipas shembullit neotoman – duhet ta rikthejë (kulturalisht) ndikimin e vet “thellë” në Ballkanin Perëndimor, thotë Matoshi, ku ajo “i ka mbetjet e veta”, edhe mbetjet tona (shqiptare) në Turqi duhet të rilinden, kulturalisht e politikisht, ngase miliona shqiptarë kanë shërbyer në Perandori që prej jeniçerëve e deri te Kryeministra!

Prandaj, istitucionet e shteteve përkatëse (ku jetojnë shqiptarët) duhet të reagojnë me reciprocitet, kurse liderët politikë të shqiptarëve kudo në rajon, t’i bëjnë ’selam‘ mikut të tyre Davutoglu dhe … të dërgojmë nga një abetare (po ashtu nga një fjalor shqip) shtëpi për shtëpi, gjithandej në Turqinë e sotme ku jetojnë turq të origjinës shqiptare, konkludon shkrimtari Halil Matoshi.

Gazeta FAKTI dhe Perqasje.com dhe Klarabudapost, ftojne lexuesit e tyre, sidomos njohësit e marrëdhënieve shqiptaro – turke, si dhe specialistët e të drejtës ndërkombëtare, të shprehin mendimet e tyre mbi tezat e shtruara nga shkrimtari H. Matoshi.

Konsiderojmë se kjo temë është mjaft e qartë dhe e njohur për t’u trajtuar, kurse Gazeta FAKTI, Perqasje.com dheKlarabudapost do të rezervojë një hapësirë të mjaftueshme për mendimet e lexuesve të tyre.

Mendimet tuaja do të jenë të vlefshme për t’u bërë publike dhe kjo nënkupton që komentet tuaja, do të duhet të kenë për bazë një gjuhë të qartë, të argumentuar dhe të lirë nga paragjykimet apo ksenofobia.

Gazetat tona, thjesht dëshirojne që përmes një komunikimi me lexuesit, të trajtojnë një problematikë sa e moçme aq edhe thelbësore, e cila përfshin ndjenja, interesa e aspirata të shumta njerëzore, sociale, ekonomike, kombëtare etj.

Në qendër të debatit duhet të jetë kultivimi i marrëdhënieve të mira tradicionale shqiptaro-turke dhe avancimi i tyre duke lidhë ura të reja bashkëpunimi.

Shqiptarët në Turqi aktualisht përbëjnë një segment të rëndësishëm të zhvillimit shoqëror, politik e ekonomik të këtij vendi, kurse tradita e marrëdhënieve shqiptaro-turke na mëson për kontributin dhe arritjet e qenësishme të shqiptarëve në proceset shtet-ndërtuese të Turqisë. E pakta që mund të kërkojnë shqiptarët në këtë vend mik është ngritja e statusit të tyre kulturor, me të gjitha parametrat që parashohin konventat ndërkombëtare, përfshi edhe të drejtën për shkollim dhe media në gjuhën amtare.

Urojmë të kemi një debat të frytshëm, në mënyrë që edhe në të ardhmen të trajtojmë bashkë me lexuesit edhe tema të tjera.

Redaksite e Gazetës FAKTI, Perqasje.com Klarabudapost fund-mars, 2016

P.S
Mendimet tuaj mund të dërgoni në rubrikën e komenteve dhe pinioneve në gazeta “Fakti” në Maqedoni, arturnura@live.com dhe Klara.Buda@bilingue.net