Chappaqua, NY, USA, Mar 11, 2016 @ 11:21
Yjtë-e ndezur si fingjill,
Që vërtiten palë-palë,
Prej mosgjëje zunë fill,
Plot me jetë-e mall të valë.
Zunë fill me dashuri,
Që kur bota zu të ngjizet,
Pa sikush për shok të ti,
Përvëlohet edhe ndizet.
Ndizet ças edhe për ças,
E si kurrë s’ka të shuar,
Pa pushim i vete pas,
Me një sulm të llaftaruar.
E si kurrë nuku mund,
Ylli yllin që t’a kapë,
Rrotull qiejve pa fund,
Venë-e-vinë-e-venë prapë…