Kur kultura u ngarkohet patronazhistëve – silenciatori institutional

Deshmi personale :Pas më shumë se tridhjetë e pesë vjetësh pune në shërbim të kulturës shqiptare — kam mbërritur në Paris më 1990 — mund të them se dy forca janë përpjekur vazhdimisht ta pengojnë këtë mision: qarqet serbe, kur bëhej fjalë për afirmimin e kulturës dhe të çështjes shqiptare dhe veçanërisht lobimi për Kosovën, dhe pushteti socialist shqiptar, kur kultura nuk i nënshtrohej rrjetit të tij të besnikërive.

Klara Buda
Portrait i krye patronazhistit, nga piktori i mirenjohur bazuar ne Paris Julian Tauland.

Kur kultura kthehet në patronazh: mekanizmi i përjashtimit në Paris 

Transparenca duhet të jetë pishtari që ndriçon rrugën e Revolucionit të Flamingove: një lëvizje që po trondit themelet e një pushteti të korruptuar gjatë tridhjetë e gjashtë viteve të tranzicionit shqiptar dhe që mbart shpresën për një rifillim të demokracisë.

Nga ky çast kam vendosur të shkruaj me transparencë të plotë.

Po e bëj tani. Ky është artikulli i dytë i një serie kushtuar Protestës së cilës iu bashkova me penë që në fillim dhe tek e cila morra pjesë fizikisht sapo mbërrita në Shqipëri për të sjellë eshtrat e vëllait tim, të vdekur në mërgim.

Patronazhi si mekanizëm i përjashtimit

Edhe pse njerëzit “dinë t’u hanë kumbulla pas shpine” edhe atyre që besojnë se i njohin. Prandaj po shpjegoj një mekanizëm që institucioni i kryeministrit aktual, me sa duket, ose nuk e njeh, ose bën sikur nuk e njeh. Po përpiqem t’ju shpjegoj: mënyrën se si klientelizmi është shtrirë nga administrata shqiptare deri në përfaqësitë diplomatike, me mbështetjen ose, së paku, me heshtjen e institucioneve përgjegjëse për diplomacinë dhe kulturën.

Ky mekanizëm nuk ka lindur sot. Ai është ndërtuar gjatë viteve nga drejtuesit e këtyre institucioneve dhe nga një administratë që kulturën nuk e konsideron hapësirë të lirë të mendimit, por territor ndikimi, shpërblimi dhe përjashtimi. Ministrja aktuale e kulturës ka qenë një nga figurat më të spikatura, apo duhet të them të njollosura të kësaj politike: të jesh gjithmonë aty kur kultura duhet administruar, promovuar në mënyrë selektive ose shndërruar në dekor të pushtetit.

Dikur ishte një zonjë — si e kishte emrin? — të cilën e quanin «ministrja e kulturës pa kulturë». Sot mund të flasim për një ministre që mishëron patronazhimin e antikulturës së një brezi të tërë.

Institucionet shqiptare nuk mjaftohen duke promovuar mbështetësit dhe klientët e tyre. Ato punojnë, njëkohësisht, për t’i bërë të padukshëm ata që kanë krijuar jashtë rrethit të interesave të tyre. Këtu fillon mekanizmi i vërtetë i bllokimit të njerëzve të kulturës.

Njerëzit e kulturës, pothuajse me përkufizim, nuk janë militantë të bindur. Ata dyshojnë, shqyrtojnë dhe kundërshtojnë. Nuk mund të mbështesin çdo veprim vetëm sepse ai vjen nga pushteti. Shpirti kritik nuk është një defekt i intelektualit; është një nga kushtet e ekzistencës së tij. Pikërisht për këtë arsye, pushteti që kërkon bindje dhe jo mendim i sheh njerëzit e kulturës si të pabesueshëm, kur nuk arrin t’i shndërrojë në klientë.

Kryeministrin e sotëm, e njihja mjaftueshëm realitetin parizian për të mos u bashkuar me entuziazmin e disa bashkëkombësve tanë. Një ish-ambasadori dhe mik, me të cilin kam menduar dhe vazhdoj të mendoj ndryshe, shkroi për ekspozitën e tij: «…ja se si e pushton Parisin». I thashë që atëherë mikut ish Ambasador, se Parisi është i papushtueshëm dhe po bëheni qesharakë me këto shkrime. Sot një delirante tjetër kujton se po pushton parisin, duke harruar se furia e diaporës që po marshon drejt Tiranës do ti fshij nga arti emrat e tyre shpirt vegjël dhe art vegjël.

Por si funksionon pengimi i kulturës shqiptare në Paris?

Deshmi personale :Pas më shumë se tridhjetë e pesë vjetësh pune në shërbim të kulturës shqiptare — kam mbërritur në Paris më 1990 — mund të them se dy forca janë përpjekur vazhdimisht ta pengojnë këtë mision: qarqet serbe, kur bëhej fjalë për afirmimin e kulturës dhe të çështjes shqiptare dhe veçanërisht lobimi për Kosovën, dhe pushteti socialist shqiptar, kur kultura nuk i nënshtrohej rrjetit të tij të besnikërive.

Më 17 prill 2000 themelova Diagonale Franco-Albanaise, një shoqatë kulturore që në vitin 2020 u shndërrua në Institut d’Études Albanaises. Një nga veprimtaritë e para të rëndësishme ishte pjesëmarrja në Printemps des Poètes, me të ftuar poetin Ali Podrimja dhe me paraqitjen e botimit të tij dygjuhësh, Défaut de verbe. Veprimtaritë e zhvilluara ndër vite mund të gjenden në dokumentacionin publik të Institutit.

Në vijim të punës së Institutit, shtëpia botuese Éditions Bilingues ka botuar dy vepra të rëndësishme: Enver Hoxha, le tyran sanguinaire dhe Voyage entre Illyrie et Albanie par la Via Egnatia. Ky i fundit, i shkruar nga motër Odette Marquet së bashku me autorë francezë, Rivière, ish-gazetar i France 3, dhe Fitte, fotograf, është një libër që ndërton një urë të mirëfilltë midis historisë dhe trashëgimisë shqiptare dhe kujtesës europiane.

Një vepër e tillë duhej të kishte gjetur mbështetjen e institucioneve shqiptare përgjegjëse për kulturën, librin dhe leximin. Në vend të kësaj, jo vetëm që nuk u financua, por nuk u ndihmua as në shpërndarje dhe promovim.

Ndërkohë, ministrja vjen në Paris për të promovuar libra fotografikë kushtuar jetës së një patrioti shqiptar. Për të qenë e drejtë, libri në fjalë mund të ketë vlerat e veta. Ai dëshmon, ndër të tjera, se në Korçë arti i fotografisë njihej dhe praktikohej që në fillimet e tij dhe, tërthorazi, se qyteti kishte një jetë të pasur kulturore. Por kjo nuk është parësore për t’i shpjeguar Francës, pra francezit se shqiptarët janë themelet e kulturës Europiane.

Hyrja në Europë nuk është vetëm çështje negociatash midis qeverive. Ajo kërkon që opinionet publike të vendeve që marrin vendime për Shqipërinë ta njohin historinë, kulturën dhe përkatësinë e saj europiane. Shoqëritë identifikohen më lehtë me popujt me të cilët zbulojnë një të kaluar të afërt ose një trashëgimi të ndërthurur. Pikërisht këtë bën një vepër si Voyage entre Illyrie et Albanie par la Via Egnatia. Dhe pikërisht kjo vepër lihet mënjanë.

Në të njëjtën kohë, një person i paraqitur si përfaqësuese e diasporës refuzon çdo bashkëpunim me njerzit e kultuës, pasi nga rrjeti zhduken gjurmët e shoqatës Albania dhe të veprimtarive tona tridhjetëvjeçare, themelohet me ngut një qendër e re kulturore, e cila merr menjëherë bekimin institucional. Ministrja vjen në Paris dhe promovon veprimtarinë e saj, ndërsa puna e kryer prej dekadash dhe botimet me peshë europiane mbeten të padukshme.

Cili është krediti kulturori Ambasadores së nderit në Paris, të shpallur nga Kryeministri Akrual? I përfaqsueses së Diasporës Pariziane? Të emëruar nga Qeveria dhe të paguar me rogëmujore nga qeveria shqiptare?

Ja, pra, mekanizmi i patronazhit kulturor në Paris: nuk ndalohet domosdoshmërisht një libër; mjafton të mos financohet, të mos shpërndahet, të mos përmendet. Nuk mbyllet domosdoshmërisht një institut; mjafton të krijohet një strukturë paralele, t’i jepet dukshmëri zyrtare dhe të sillet sikur puna e mëparshme nuk ka ekzistuar kurrë. Kundërshtari nuk censurohet hapur; ai fshihet nga fusha e dukshme. Ky është silenciatori institucional.

Kështu ndërtohet antikultura: jo vetëm përmes asaj që promovohet: jo vlerës, por edhe përmes asaj që dënohet me padukshmëri.

Më 12 shtator, diaspora do të ketë disa adresa: në Prishtinë, manifestim për çlirimtarët; në Tiranë, protestë për Atdheun; në Paris, «reflektim mbi njeriun, dashurinë dhe vetveten».

Emigrantët nga Londra dhe Parisi marrin rrugën drejt Tiranës, me shpenzimet dhe mjetet e tyre, sepse duan që protesta të jetë madhështore. Ndërkohë, Tirana zyrtare vjen në Paris për të na ftuar të reflektojmë mbi vetveten.

Koincidencë kalendari, sigurisht.

Nuk dua të paragjykoj poetët e ftuar: disa mund ta njohin qëllimin e kësaj veprimtarie, të tjerë mund të kenë rënë në kurthin e një fasade kulturore. Por konteksti nuk mund të shpërfillet. Në një kohë kur diaspora marshon drejt Shqipërisë për të kërkuar ndryshim, qendra kulturore e ngritur me ngut dhe me bekimin e institucioneve shqiptare e fton diasporën e Parisit të reflektojë mbi vetveten. Me mbështetjen e ministrisë së kulturës. Kur daspora paguan biletat e avionit për te protestuar ne Shqiperi, qndra kulturore ne Paris, Ministria e kultures dhe perfaqsuesja e diaspores pagaujne biletat per ne Paris të poetëve komplezantë.

Ka ditë kur të reflektosh mbi vetveten është luks.

Më 12 shtator, edhe kur nuk mund të jemi në Tiranë, duhet të reflektojmë mbi Shqipërinë.

#Albanie #12Shtator #Protesta #Shqipëria #DiasporaShqiptare #MinimiIProtestës #Përçarje #FlamingoRevolution #Prishtinë