Paris, le 8 juillet, 2022
Edhe 100 vjet dashuri,
Për ty,
Qenien e rrallë dhe delikate,
Harmoni e inteligjencës dhe mirësisë,
Që kthehet në kujdes për më të vuajturit…
Që del nga heshtja,
Për të përgëzuar të panjohurin, që mbledh tarifat e autostradës,
Dhe çudisë së adultëve u përgjigjesh
“ Ulur për orë të tëra në mes të asgjësë,
Teksa ne udhëtojmë për pushime në vetura të bukura »
Që bëhesh vonë, kur je i përpiktë,
Për të folur me pastruesin e shtëpisë,
I kërkon ndjesë dhe i lë pas një rrëmujë të madhe…
100 vjet për ty,
që më mësove më shumë se kushdo tjetër,
Përmes perzgjedhjes tende eskize të të bukurës dhe të drejtës,
100 vjet për njeriun që « deal » me krijimin,
një mijë herë më mirë se unë,
100 vjet gëzim,
Për këtë disiplinë që i ka dhënë trupit,
Një formë pothuajse aq të përsosur sa ajo shpirtit tend,
Po, mëso, se ska gjë të keqe të krehësh flokët,
Dhe bëj më pak sakrifica për të tjerët, Bir !