SHËN MËRIA E DIMRIT

October 7, Shkup 

Siç perceptohet e festohet tek Shqiptaret ortodokse Reka e Epe’rme Maqedonie

Ismet Jonuzi

1. Siç perceptohet e festohet tek Shqiptaret ortodokse ( Maqedoni)

“Shumbrija e dimnit” (4 dhjetor). Është dita kur filojnë të mbahen kreshmët e Krishtlindjeve. Është një e kremte e vogël; besimtarët ndezin vetëm qirinj, në kishë ose në shtëpi.

Fshatarët e Bibajt, krenohen me këtë të kremte. Jo vetëm që e kremtojnë këtë ditë, por edhe na thonë se është dita e tyre, dhe se e kanë trashëguar nga të parët e tyre. Çdo shtëpi ekrishterë në fsahtin Bibaj  shtron sofër dhe përgatit ushqime kreshmore. Edhe pse objekti i kultit, kisha e fshatit, është e papërshtatshme për të krzer ceremoni fetare, nga brezi i moshuar mbahet mend gjithmonë që është quajtur “Kisha e Zonjës Shumbrijë” e fshatit Bibaj.

Në këtë ditë në fshatin Bibaj prifti shëtit vteëm nëpër shtëpitë dhe i kungon besimtarët që mbajnë kreshmë. Çdo amvise e fshatit gauan 3-5 bukë rituale “denija”. Kur prifti vjen në shtëpi e pret “denijën” në katër pjesë; çdo familje I dhuron priftit një bukë rituale. Të gjithë miqtë dhe dashamirët këtë ditë vijnë në fsahtin Bibaj për t’u uruar vendasve të kremten. Edhe familjet e migruara në Gostivar dhe në vendet tjera e kremtojnë festën nëpër shtëpitë e tyre; edhe ata presin mysafirë por mëe shumë shkëmbejnë urime me të afërmit e tyre në fshatin Bibaj. Të gjithë anëtarët e familjes dhe I zoti I shtëpisë presin

Mysafirët me urimet më të bukura.

Dëgjojmë:

-E gëzofshi ditën!

I zoti i shtëpisë përgjigjet:

-Na qoftë ndihmë dita e Shumbrisë!